Ministria e arsimit dhe shkencës ka prezentuar mënyrën se si nxënësit që kanë përfunduar arsimin fillor 9 vjeçar mund të regjistrohen online në shkollë të mesme
Klikoni në linkun https://e-uslugi.mon.gov.mk
Krijoni një profil si nxënës me emailin tuaj të platformës www.schools.mk
Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe bashkëngjitni dokumentet e nevojshme
Shtypni APLIKO
Printoni vërtetimin, të cilën më pas duhet ta dorëzoni në shkollën që keni zgjedhur
Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2022 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 15.06.2022 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.*
Ky produkt është përpiluar në kuadër të projektit “Shërbime digjitale në sektorin e arsimit – faza 2”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e shënuara në këtë përmbajtje, nuk i reflektojnë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë Britanike.