“BREZA GRASH”, libri më i ri i poetes ADELINA XHAFERI nga fshati Forinë

“BREZA GRASH”, libri më i ri i poetes ADELINA XHAFERI nga fshati Forinë

Stina e pranverës sjell gjithmonë botime të reja letrare. Më 11 qershor 2022 doli në dritë të botimit libri i dytë me poezi i poetes, magjistres së letërsisë e mësimdhënëses së re nga vendi ynë, Adelina Xhaferi, i titulluar me një titull mjaft tërheqës, “BREZA GRASH”, vepër në të cilën kjo poete, me një numër të konsiderueshëm të poezive lirike sjell një frymë të re. Duke e vënë theksin kryesor te mënyra se si dashuron dhe si dashurohet vajza, gruaja në një shoqëri shqiptare, e lidhur rrënjësisht me kanunin dhe me çdo element që e simbolizon këtë gjë, ajo krijon vargje që janë pjesë e secilit prej nesh, vargje që janë të lidhura fort me të kaluarën tonë dhe me atë se si për frymën dashurore të grave perëndia duhej t’i pranonte lutjet e shumta. Libri në fjalë, u përkrah nga Ministria e Kulturës e vendit tonë dhe u shtyp në shtypshkronjën “Syth” në qytetin e Tetovës. Më poshtë po përcjellim një poezi nga ky libër, që bën bashkë tradicionalen dhe modernen e letërsisë sonë.QE DASHURIA, IMZOT M’the IMZOT se n’fillim qe fjala…Sa guximshëm m’paske gënjyer n’mesha t’dielash!E un’……gjiçelur…flok’shprishur…e më keq se k’toveç n’rendje fjal’sh e marrë paskam qen’…IMZOT!M’thuaj nga sot e tutje se qe DASHURIA!Po! Dashuria…Dhe n’kraharorin tënd me koh’ ka fjetursiç qe n’mua dhe n’jetën e një t’tretimë shum’ se bekim jete….pastaj…un’…ti…e brezat e harruar t’grave gjëm’zezale t’jetojmë për të!E para qe IMZOT.Thuaji psalm mbi kokat tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *