Ç’të bësh kur të kap një sulm ankthi?

Ç’të bësh kur të kap një sulm ankthi?

Sulmet e ankthit janë shumë të zakonshme, por sërish kanë një ndikim të jashtëzakonshëm. Kur ke një sulm ankthi, mendon më të keqen, dridhesh, të duket sikur do të ndodhë diçka shumë negative dhe shumë e shumë gjëra të tjera të gëlojnë në kokë. E dimë që është e vështirë, ndaj të tregojmë disa këshilla si të kalosh një sulm ankthi.

1. Ki parasysh që është sulm ankthi
Kur e identifikon, e ke më të lehtë. Kështu, kur mendon se më e keqja do të ndodhë, e di se në fakt është mendja jote që për momentin nuk po tregohet shumë paqësore.

2. Kontakti me ujin e ftohtë
I ftohti është ai që i rikthen përqendrimin mendjes, sepse fokusohet vetëm tek instikti. Uji i ftohtë në kyçet e duarve dhe pas qafës është shumë i këshillueshëm kur përballesh me një sulm ankthi.

3. Frymëmarrjet e kontrolluara
Kur e kupton që zemra jote po rreh shumë fort, merr frymë me hundë, mbaje për 5 sekonda dhe nxirre me gojë. Përsërite si proces derisa të normalizohen rrahjet e zemrës.

4. Rikthehu te natyra
Largohu nga ambienti aktual dhe nis të ecësh. Nëse nuk ke mundësi të dalësh në natyrë, shko në dritaren më të afërt dhe shih pemë, bimë dhe lule.

5. Merri erë një limoni
Limonët të ndihmojnë në çlirimin e stresit, ndaj konsideroje si këshillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *