Kriza nuk ndal emigrantët të dërgojnë para/ Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës këtë vit. Rreth 1 mijë euro dërgesa vjetore për familje

Kriza nuk ndal emigrantët të dërgojnë para/ Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës këtë vit. Rreth 1 mijë euro dërgesa vjetore për familje

Kriza ekonomike që ka përfshirë thuajse çdo cep të globit, me konsumatorin dhe familjet që po e vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e çmimeve, duket se nuk ka ndalur aspak emigrantët shqiptarë që të dërgojnë para për të afërmit e tyre në Atdhe, përkundrazi. Shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve në Shqipëri fiksohen pranë 184 milionë eurove. Krahasuar me tremujorët e parë të viteve paraardhës, tremujori i parë i këtij viti regjistron shifrën më të lartë që prej vitit 2008. Asokohe dërgesat e emigrantëve fiksoheshin pranë 212 milionë eurove. Kujtojmë se kriza financiare globale e viteve 2008-2009 i dha një “goditje” të fortë dërgesave të emigrantëve në Shqipëri. Gjithsesi, me pandeminë, u vu re një rritje e ndjeshme, kryesisht si rrjedhojë e nevojës së rritur të familjeve shqiptare për shërbime shëndetësore…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *