Në qendrën për kulturë në Gostivar shfaqet filmi ”Zgjoi”

Në qendrën për kulturë në Gostivar shfaqet filmi ”Zgjoi”

Më 14.06.2022 në ora 20:00, në Qendrën për kulturë në Gostivar, shfaqet premiera e filmit artistik “Zgjoi”, me skenar dhe regji të Blerta Basholli, tri herë fitues i Festivalit të 38-të të Filmit Sundance (Park City, Utah, SHBA) dhe ishte kandidati zyrtar i Kosovës për Oscar për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Zgjoi” është një bashkëprodhim ndërmjet Kosovës, Zvicrës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Filmi është i bazuar në histori të vërtetë dhe paraqet personazhin e Fahrijes, burri i së cilës zhduket gjatë luftës në Kosovë. Në kërkim të tij, ajo vendos të nisë një biznes të vogël bujqësor për të siguruar jetesën e familjes së saj. Por, fatkeqësisht në mjedisin tradicional dhe patriarkal, ambicja e saj për emancipim nuk pranohet. Biznesi i saj fillon të rritet, në ndërkohë bletët në zgjua duket se janë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në përpjekjet e saj për të gjetur paqe me bletët, Fahrija gjen paqe me veten. Në rolin kryesor: Yilka Gashi, e ndër aktorët që luajnë në film janë: Çun Lajci, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, kurse nga Maqedonia e Veriut luajnë: Adem Karaga, Zarije Jonuzi Çeliku dhe Shkëlqim Islami. Kinematograf: Alex Bloom, Montzhi: Enis Saraçi dhe Feliks Sandri, Skenograf: Vlatko Çaçorovski, Kostumograf: Hana Zeqa dhe Fjorela Mirdita, Grimi: Fiona Abdullahu Producent: Yll Uka, Valon Bajgora, Agon Uka, Koproduksion: Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *