‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’ rikthehet me sezonin 2

‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’ rikthehet me sezonin 2

Netflix njihet për faktin që nuk i lë kurrë prodhimet e suksesshme pa një sezon të dytë, të tretë e kështu me radhë, ndaj ishte e parashikueshme që fenomeni “Squid Game” do të rikthehej me një sezon të dytë.

“Squid Game” u bë seriali që grumbulloi më shumë shikime në Netflix kur u publikua në shtator. Së fundmi, platforma njoftoi zyrtarisht sezonin e dytë.

Skenaristi dhe regjisori Hwang Dong-hyuk ngacmoi disa detaje rreth sezonit të dytë të shfaqjes në një mesazh të publikuar nga Netflix.

Personazhet Seong Gi-hun dhe Front Man do të kthehen, tha ai, dhe “burri me kostum me ddakji mund të kthehet”, duke iu referuar personazhit misterioz të luajtur nga aktori Gong Yoo.

‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’

“Do të prezantoheni edhe me të dashurin e Young-hee, Cheol-su”, shtoi ai. Young-hee është roboti në “Red Light, Green Light”.

‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’

Netflix nuk tha se kur do të publikohej sezoni i ri, por Hwang më parë ka thënë se ndoshta në vitin 2023 ose 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *