Tetovë: Kallëzim penal ndaj 55 vjeçares, dyshohet se ka vjedhur stoli ari

Tetovë: Kallëzim penal ndaj 55 vjeçares, dyshohet se ka vjedhur stoli ari

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftonë se ka zbardhur dy vjedhje  stoli ari të kryera në Prill të këtij viti në Tetovë dhe Zhelinë dhe për shkak të bazës së dyshimit se ajo i ka kryer  Prokuroria  Publike  Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 55-vjeçares  H.A. nga fshati Pallaticë e Tetovës. H.A. dyshohet se në një shtëpi në Zhelinë dhe në një banesë në Tetovë, nga ku ishte e punësuar nga  pronarët e tyre  ka marrë arin në mënyrë të paligjshme dhe më pas i shiti ato  në një dyqan për stoli ari në Tetovë për një shumë prej 760 euro. Bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *