Tiranë- Një nga temat e diskutuara në rubrikën “N’trotuar” në “E Diell” ishte “a po teprohet me ndërhyrjet estetike?”.
Të ftuarit dhanë mendimet e tyre pro dhe kundër ndërhyrjeve estetike.
Një moment moderatorja e njohur, Argjira Spanca, vendosi që të largohej nga studio pasi u shpreh se po “banalizohej debati”. Por ishte Ed Manushi, ai që e bindi që të rrinte deri në fund.
Sipas transgjinores Amber, femrat bëhen të bukura për meshkujt, por nga ana tjetër moderatorja nuk është aspak dakord.
Pjesë nga debati:
Shqipja: Vajzat nisin operacionet herët pasi ndihen inferiore me veten e tyre
Argjira: Kudo në botë e ke në moshë të re. Unë njoh goca në Londër që janë 17-18 vjeç që fillojnë
Bledi: Arabet e Londrës
Amber: Të gjitha femrat nuk kanë lindur të bukura. Mania e femrës është gjithmonë për të qenë në qendër të vëmendjes te mashkulli, të jetë e bukur. Femra për mashkullin rron, janë të varura nga meshkujt.
Manushi: Jam dakord edhe unë, një femër bëhet e bukur për një mashkull, për kë bëhet e bukur?
Argjira: E ke shumë gabim. Unë kurrë në jetë nuk çohem në mëngjes të bëhem e bukur për një mashkull.
Amber: Ti, je ti
Argjira: Janë të gjitha, më beso
Bledi: Argjira, indirekt bëhen
Argjira: Më fal, sapo tha një femër është e varur nga një mashkull. Absolutisht jo
Andi: A nuk të ka rastisur t’i thuash Gracianos ‘e kam veshur këtë fustanin sot se të pëlqen ty”.
Argjira: Kur kam qejf të dal në një date me partnerin tim, unë bëhem e bukur për veten time, se dua të dal dhe të jem rehat e të përshtatem me ambientin ku dal. Pastaj Graciano më sheh në lloj-lloj gjendje, më sheh edhe si dreq, edhe me pizhame. Unë nuk kam nevojë të bëhem e bukur për Gracianon, se ai person edhe kur më ka takuar në çdo lloj forme. Më ka takuar edhe në gjendjen më të tmerrshme. Kur rregullohem dhe vishem, e bëj për veten time dhe për të respektuar nëse dal në një darkë apo jo.
Amber: Kjo është çështje modestie dhe rehatllëku që t’i ke krijuar me veten tënde
Argjira: Kam gjithë jetën kështu
Amber: Sepse me një mashkull kur kalon disa vite, ti krijon siguri te vetja dhe bëhesh rehat ku mund të dalësh edhe kokë pa krehur, pa make-up fare. Por në një takim të parë nuk mund të dalësh ashtu.
Argjira: A nuk vij çdo ditë pa make-up në punë?
Manushi: Po thotë diçka tjetër, nuk është rasti jot.
Argjira: Atëherë është personale, e ndjen të natyrshme të rregullohesh për një mashkull. Unë jo
Amber: Unë kam një lloj biznesi që merrem me femra. Vijnë shumë femra të bëjnë make-up edhe për të dalë në kafe. Mund të dalësh edhe ‘ujë e sapun’ dhe me tuta për kafe. Femrat ndahen në dy lloj kategorish, që janë praktike dhe ato që e kanë problem që të dalin kokë pa krehur. Unë futem te vajzat dy metra, nuk kam nevojë të dal gjithmonë e krehur.
Shqipja: Është ajo që thashë unë, ka pasiguri
Manushi: Çfarë je ti tani, transgjinore?
Amber: Po.
Mane: Ke ndërhyrë estetikisht?
Amber: Kur thashë mendimin tim, thashë që femrat ndahen në dy kategori. Domethënë, ka femra që i duan ata zyrtarët që janë me lapës dhe fletë dhe duan një femër të thjeshtë
Bledi: Nuk të bëjnë gjë ata
Amber: Po të pyesësh një mashkull që është i dalë në xhiro, se kë do një femër natyrale apo të bërë? Të kalojnë të dyja dhe ai do të zgjedhë atë të bërën
Argjira: Unë do të lë trotuar, u banalizua shumë
Manushi: Ulu, do e rregullojmë. Vendos rregull.