Bekteshi: Kompanitë keqpërdorin

Bekteshi: Kompanitë keqpërdorin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se kanë vendosur marzhe tregtare prej 5 dhe 10 për qind për disa produkte bazë të ushqimit pasi kompani të caktuara po keqpërdorin krizën ekonomike, përcjell TV21. Bekteshi tha se një kompani e caktuar brenda 24 orëve ka rritur çmimin e pastave për 80 për qind, gjë të cilën siç tha ai “nuk do ta lejojmë”.

“Unë mendoj se mjaftueshëm, ose më tepër se mjaftueshëm është 5 për qind ose 10 për qind të ketë marzhë për produktet bazë të ushqimit gjatë krizës. Paramendoni, për makarona dhe shpageta, ja të themi për pasta në përgjithësi, çmimi të rritet për 80 për qind për 24 orë, që të ndodhë kjo, në shteti tonë duhej që në këtë periudhë të hynin qindra kamionë për importin e makaronave e pastave, ndërsa në po të njëjtën ditë nuk ka pasur as një apo dy kamionë që kanë hyrë, ndërsa kompania e caktuar e ka rritur çmimin për 80 për qind. që do të thotë se duan ti arrijnë profitin, shifrat e viteve të kaluara, ndërsa ne sigurisht që nuk do ta lejojmë këtë”, deklaroi Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *