Qytetarët e Maqedonisë e vërshojnë marketin LIDL në Vranjë, çmimet më lirë

Qytetarët e Maqedonisë e vërshojnë marketin LIDL në Vranjë, çmimet më lirë

Shumë qytetarë të Maqedonisë shkojnë në Vranjë të Serbisë për të blerë vaj dhe disa produkte tjera, të cilat janë me çmime më të lira. Për të gjetur dicka më lirë, disa banorë i bëjnë më shumë se 100 kilometra.

Një litër vajë në Vranjë kushton 110 denarë, e këtu është 160 denarë. Diferenca është edhe 50 denarë, kështu që zakonisht blejmë një pako me gjashtë shishe vaj. Një kilogram miell atje është 35 denarë, e këtu është 60 denarë. Spagetat dhe petët janë 25 denarë, dhe këtu janë 75 denarë. Një kilogram biftek pule në Vranjë kushton 200 denarë, ndërsa te ne 305 denarë, thotë për Plusinfo një grua nga Shkupi.

Shumica e shtetasve të Maqedonisë blerjet i bëjnë në marketin LIDL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *