RECETA: Ja si bëhen donutët pa vezë dhe maja!

RECETA: Ja si bëhen donutët pa vezë dhe maja!

Receta e parë e vërtetë për këtë pastë të ëmbël mund të gjendet tek kuzhinierët anglezë nga viti 1803!
Nuk ka rëndësi nëse i skuqni, i piqni në furrë, i mbushni me reçel dhe i mbuloni me krem, donutët sjellin gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ky është një version i shëndetshëm me vetëm 3 përbërës dhe miellin mund ta zëvendësoni me bajame.

Përbërësit:

1 banane e mesme
1/2 filxhan miell (shtoni më shumë nëse është e nevojshme)
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
pak çokollatë

Përgatitja:

Grini bananen, më pas shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Bashkoni brumin dhe hapeni. Më pas bëni rrathë me një kallëp të rrumbullakët dhe vendosini në një tepsi të veshur me letër furre. Piqeni në 200 ° C për rreth 20 minuta. Zhyteni në çokollatë të shkrirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *