Zgjedhje të reja për këshillit komunal në Tetovë

Zgjedhje të reja për këshillit komunal në Tetovë

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shpërbëhet dhe si pasojë të organizohen zgjedhje të reja për këshill komunal, pasi këshilli nuk e ka miratuar llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin e kaluar (2021) deri me 31 mars të këtij viti ashtu siç e parasheh  Ligji për vetëqeverisje lokale.

Kryetari i Komunës së Tetovës e ka shkelur nenin 33 të  Ligjit për financim të pushtetit lokal, pasi nuk e ka dorëzuar projektligjin vjetor për miratim në Këshillin e Komunës, më së voni deri më 28 shkurt. Nga ku më pas Këshilli është dashur ta miratojë llogarinë vjetore për vitin paraprak më së voni deri më 15 mars dhe të ia dorëzojë Ministrisë së Financave më së voni deri më 31 mars të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *