Fondacioni ”Zaev- një shoqëri për të gjithë” ka dërguar 20 ton produkte ushqimore ndihmë humanitare për ushtrinë dhe popullatën civile në Ukrainë, ka bërë të ditur ish-kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në facebook.
”Ndihmën e kemi dërzuar në koordinim me Gorenjuk Oleksandr, deputet i Ukrainës. Ndihma ka mbërritur në Odesa, pozitl strategjike e Ukrainës. demografike, por edhe qytet ku ka vepruar Krste Petkov Misirkov ynë për çështjet maqedonase’, ka shkruar Zaev.
Duke mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës dhe duke dënuar pushtimin ushtarak rus, Zaev tha se ky është qëndrim i qartë i botës perëndimore, demokratike dhe paqësore (INA)