Studentja nga Maqedonia, Jeta Jashari ndër dizajneret më të mira të modës në Spektaklin ”Muza Competition Albania”

Studentja nga Maqedonia, Jeta Jashari ndër dizajneret më të mira të modës në Spektaklin ”Muza Competition Albania”

Studentja e Fakultetit të Shkencave Teknologjike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup programi studimor ‘Tekstil, Dizajn dhe Modelim’ u prezantua ndër dizajnueset më të mira të modës në spektaklin “MUZA COMPETITION” të organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Tiranë. Në këtë projekt u kërkua që pjesëmarrësit të ndërthurin tradicionalen me modernen, ndërsa kandidatët të jenë urë lidhëse me industrinë e modës, me qëllim që projektet e ndërtuara me përkushtim dhe këmbëngulje të reflektojnë në të ardhmen e tyre. Ndryshe, studenteja e vitit të 3-të Jeta Jashari, kohë më parë ishte e përzgjedhura në grupin e finalistëve të dhjetëshit më të mirë të fazës së dytë, nga 350 pjesëmarrës nga gjithë vendet shqipfolëse ndërsa mbrëmë përfaqësoi tërë Maqedoninë e Veriut, në veçanti Shkupin dhe Universitetin “Nënë Tereza” me një reflektim të punës së saj të jashtëzakonshëm. UNT përgëzon studenten Jeta Jashari për të ariturat deritanishme, dhe i uron suksese në sfidat e rradhës studimore dhe profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *