“Nuk guxoj ta them datën e vizave për Kosovën, por ajo po vjen”

“Nuk guxoj ta them datën e vizave për Kosovën, por ajo po vjen”

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës, duke thënë me siguri të plotë se ky proces do të ndodhë.

Megjithatë, ai nuk e dha ndonjë datë, por njoftoi gjithashtu se kjo temë është pjesë e takimeve të shumta të organeve europiane.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, ka thënë Lajçak për EuronewsAlbania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *