U promovua libri i parë në gjuhën shqipe në fushën e ekonometrisë në RMV dhe rajon “Bazat e Ekonometrisë” të autores Hyrije Abazi-Alili

U promovua libri i parë në gjuhën shqipe në fushën e ekonometrisë në RMV dhe rajon “Bazat e Ekonometrisë” të autores Hyrije Abazi-Alili

Në praninë e një numri të madh të familjarëve, studentëve, stafit dhe menaxhmentit të Universitetit, dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Hyrije Abazi – Alili, të mërkurën (15 qershor 2022), e promovoi librin e saj, “Bazat e Ekonometrisë”, që paraqet librin e parë të kësaj sfere në gjuhën shqipe në RMV.Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e recensentit të librit, tha se autorja Prof. Hyrije është studente e gjeneratës së parë që ndoqi leksionet dhe praktikat e Prof. Ghaffar Mughal, të cilin nga SHBA në rolin e dekanit në atë kohë e solla në kuadër të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë. Jo rastësisht atë e konsiderojmë edhe si themelues të katedrës së metodave shkencore sasiore te ne.“Dhjetë kapituj të strukturuar me një qasje nga e përgjithshmja kah e veçanta, me përmbajtje dhe shpjegime sa më të thjeshta për gjërat kryesisht të ndërlikuara, me udhëzime konkrete zbatuese e plotësojnë hapësirën boshe të kësaj fushe”, tha mes tjerash Rektori Bexheti.Recensenti tjetër i librit, Iraj Hashi, tha se ky është ndër të paktët libra të ekonometrisë bazike në shqip, të botuar në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë autorja Prof. Hyrije ka ndikuar që kjo lëndë të jetë e arritshme për studentët që mësojnë në gjuhën shqipe.”Me grupe të dhënash të mëdha gjithnjë e më të disponueshme në shumë vende që lehtësojnë përdorimin e vëzhgimeve të rastësishme, Ekonometria bëhet një arsenal gjithnjë e më i dobishëm në paketën e veglave të ekonomistëve.”Pasi falënderoi recensentët e librit, bashkëpunëtorët, stafin, dhe familjarët autorja Prof. Asoc. Dr. Hyrije Abazi – Alili, theksoi se fuqia e analizës së regresionit të shumëfishtë është se lejon të bëjmë në një mjedis jo eksperimental, atë që shkencëtarët e shkencave natyrore e bëjnë në një mjedis të kontrolluar laboratorik: të mbajmë faktorët e tjerë të pandryshuar. “Ky libër universitar mbulon bazat e regresionit të thjeshtë dhe të shumëfishtë për të dhënat ndër-sektoriale, dhe trajton disa nga metodat bazë ekonometrike dhe supozimet themelore pas tyre. Vlerësimi, testimi i hipotezave dhe parashikimi janë tre temat kyçe të përsëritura.”, tha autorja Prof. Asoc. Hyrije Abazi – Alili.Libri “Bazat e Ekonometrisë”, pritet të përdoret nga studentët e ekonomisë, në të tre ciklet e studimeve, si dhe nga studiues të tjerë, të cilët do të mund të gjejnë të dhëna për ta përmbushur hapësirën shkencore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *