Ndërsa sot kemi një përzgjedhje të madhe të mjeteve për të lundruar në internet, ata që janë pak më të rritur e dinë se në të kaluarën nuk kishte një zgjedhje të tillë dhe shumica e tyre përdornin vetëm një shfletues – Internet Explorer.
Kur u shfaq konkurrenca për zgjidhje më të mira, pjesa e tregut të Explorer filloi të binte, dhe Microsoft përfundimisht braktisi IE dhe e zëvendësoi atë me një shfletues krejtësisht të ri – Edge. Megjithatë, kompania vazhdoi të mbështesë versionin e fundit deri më 15 qershor të këtij viti, kur Explorer u bë zyrtarisht pjesë e historisë.
Ndërsa lajmi për tërheqjen e Internet Explorer shkaktoi pak nostalgji, një inxhinier softuerësh shkoi një hap më tej dhe ngriti një gur varri për Microsoft-in në qytetin e Gyeongyu.
Jung Ki Yang i Koresë së Jugut shpenzoi 300 dollarë për monumentin, ku nën logon dhe germën “E” shkruhej: “Ishte një mjet i mirë për shkarkimin e motorëve të tjerë të kërkimit”. Shakaja dhe përkushtimi i tij ndaj këtij mjeti në internet u bënë sensacion viral dhe fotografia e gurit të varrit u përhap me shpejtësi në mbarë botën.
(NYPost)
(foto: Twitter)