Intervistë me Gëzim Azemi, artisti me katër ekspozita personale

Intervistë me Gëzim Azemi, artisti me katër ekspozita personale

Gëzim Azemi është i lindur në Tetovë 31.8.1984. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën Istikball prej ku edhe ka shfaqur shenjat e para si një talent i artit dhe vizatimit. Shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin Kiril Pejpinoviq. Fakultetin e ka kryer në Universitetin e Tetovës pranë fakultetit të arteve në degën pikturë. Ai mban me 20 Qershor ekspozitën e katërt profesionale.

Ka qenë pjesëmarrës edhe në shumë ekspozita kolektive dhe koloni artistike brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarës edhe nëpër shumë ekspozita kolektive edhe koloni artistike mbrenda dhe jashtë vendit…Ai ka punuar 1 vjet si arsimtar i artit figurativ në shkollën Ibrahim Temo..Strimnic.. 2 vite me radhë profesor i artit ne shkollën e mesme ”Gjoce Stojchevski”…për momentin kurator arti në galerinë e arteve Tetovë nga viti 2021..

BonZo: Çfarë do të thotë të merresh me art në një vend të vogël si i joni?

Të merresh me art në vendin ku jetojmë ne nuk është e lehtë …duhet shumë punë, arti sa duket i lehtë më shumë eshtë i rëndë nëse flasim për esencë të mirfilltë jo vetëm ”eh art..” mirëpo jo vetëm në art edhe në çdo lëmi nuk është lehtë të mbijetosh pasi jetojmë me një vend që duket i vogël por është edhe i madh. Çdo herë ka pas vlera dhe atyre vlera duhet tu jepet përkushtim dhe mbështetje.. për mua vlerë eshtë edhe arti dhe Tetovës i mungon ne çdo pikpamje një gjë e tillë.

BonZo: Vizatoni me teknika të ndryshme dhe kombinime të ngjyrnave. Cila është teknika juaj e preferuar?

Sa i përket vizatimit.. është një punë që e bëj me shumë dëshirë .. pikturimi njëjt është pjesë e artit me të cilën merem nga viti 2004..-2022 .. teknikat që përdorim në pikturim janë të ndryshme.. psh vaj në pëlhurë. Akryl në pëlhurë edhe disa tenika tjera të përziera. Varet sa çka dëshiron të bësh edhe ku dëshiron të arish.. me punën.. pikturimi eshtë gjithashtu edhe nje zanat veçmas talentit ose edhe një still në vetvete që e krijon edhe duhet ta krijoj çdo artist gjatë periudhës që meret me art..teknika ime e preferuar është brusha dhe ngjyrat e vajit.. në pëlhurë..

BonZo: Çfarë përfaqësojnë veprat tua artistike?

Veprat e mia artistike nëse kthej kohën pas nga viti 2009 ku edhe kam filluar përgaditjen për ekspoziten e parë menjeherë pas kryerjes së fakultetit kanë qenë një vazhdimësi e asaj akademikes me natyr të qetë.. dmth vazo, lule molla fruta ..mirëpo çdo herë kam kërkuar realen edhe kombinim me bashkëkohoren..pastaj vjen expozita e dytë ku ishte nje fazë ku deshira ler pejsazhin ishte me e madhe ndoshta edhe nga ajo se Tetova është vend i vogël edhe i rendum për të jetuar edhe u ballafaqu cdo ditë.. nga një her e gjenim qetsinë në natyrë gjelbërim..male.. dhe kjo ishte një inspirim që të vazhdoj me punime te pejsazheve.. dhe 2018 pata ekspoziten e dytë me pejsazhe.. pastaj gjatë gjithë jetës një artist shoqërohet nga muzika. Unë gjithmonë kam ndëgjuar muzikë dhe muzikën besoj se çdo artist pa mar parasysh është aktor apo i ndonjë drejtimi tjetër .. muzika i jep mbështetje edhe inspirim në momentin që artisti ka nevojë të paraqes atë që ndjen. Kështu që nga 2019 fillova të merem me portrete ku do ti peraqes klasiket muzicientet që me shumë seriozitet dhe përkushtim kanë lënë vepra që edhe sot e kësaj dite kanë vleren e vet..dhe këtë punë e dekorova me një ekspozit te ekspozuar në galerinë e arteve ne Tetovë. Me 45 portrete edhe dhjetra vizatime dhe një instalacion të vogël me sendet qe kanë të bejnë me muzikën që i ruaj nga viti 1997 ndoshta…

BonZo: Si e vlerësoni/faturoni punën ose veprat tuaja që bëni?

Sa i përket punës që bëj.. e respektoj atë që bëj mirëpo ajo që e shof se duhet ta bëj ka edhe shumë punë.. për të qenë një artist piktore duhet më pak 10 orë në ditë punë.. dhe vlera e një pune që bëhet duhet të vlerësohet nga njerëz te kulturës dhe artit.. kështu që ia lëmë kohës.. besoj se duhet shumë shumë punë për ta vlersu pastaj atë që kena bërë mbrenda 20 30 ose 40 viteve .. eshtë herët të flas.. ndoshta për atë që shofë se duhet të arijn..

BonZo: A gjejnë mbështetje artistët në vend dhe sidomos mënyra e artit që ju bëni?

Artistet në vendin tonë nuk janë në atë nivel që mbeshteten si duhet.. mirepo nëse e ben një punë me nje standard më serioz ka nje lloj mbeshtetjeje . prap e them se Tetova ka njerez punëtor edhe me vlera.. dhe mund te them se sendet shkojnë ne një perspektivë me të mirë në aspektin e artit. Unë jam falemenderues nga familja pik së pari pastaj. Rethi i ngushtë shoqëria.. për përkrahjet që i kam në çdo aspekt

BonZo: Çfarë mesazhi do ju jepje të rinjve ose atyre që merren me art?

Mesazhi im per ato q janë pas neve me të rinjtë edhe artistët është ti japen me shumë rëndesi vetvetes të punojnë me me seriozitet dhe çdo qëllim në jetë arihet me punë edhe përkushtim..

Artistët duhet të bejnë atë që e ndjejnë më së miri… se arti është ndjenjë.. pa mar parasysh e kuptojnë të tjerët apo jo.. njëjt sikur zogu që këndon askush se kupton por tingëllon bukur.

Disa nga porteret që do ekspozohen me 20 Qershor në ekspozitën personale të Gëzimit ”Klasikët” janë këto:

Për më shumë jeni të mirëseardhur që ti shihni nga afër pikturat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *