Kryeministrja e Finlandës viziton Maqedoninë

Kryeministrja e Finlandës viziton Maqedoninë

Kryeministrja e Finlandës do të arrijë sot në Maqedoni. Siç kanë njoftuar nga kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski do të takohet me Marin dhe delegacionin qeveritar finlandez në pllajën para Qeverisë së Maqedonisë, pas së cilës kryeministrat do të kenë bisedime tetë-a-tetë.

Bisedimet mes Kovaçevskit dhe Marin do të pasohen nga takimi bilateral i anëtarëve të dy delegacioneve.

Në fund kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski do ta presë Marin.

MPB-ja ka njoftuar mëngjesin e sotëm se për shkak të vizitës së kryeministrit finlandez në Shkup, do të organizohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *