Të nderuar bashkqytetar të fshatit, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se në mbledhjen e Bashkësisë Lokale të fshatit të mbajtur me 11.03.2022 unanimisht është vendosur që të organizohet një manifestim apo festë e cila ka qenë një ide apo dëshirë e shumë aktivistëve edhe ma pare. Qëllimi dhe ideja e këtij organizmimi përvec aspektit argëtues është edhe ai edukativ dhe njohjes e shoqërimit në mes gjeneratave të ndryshme e sidomos me bashkfshatarët tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me shpresë se do JU mundësojmë sadopak të njohin dhe shijojnë vlerat e vendlindjes.
Gjithashtu u vendos edhe për themelimin e Këshillit Organizativ të festës.
Në vijim me 14.05.2022 u themelua Këshilli organizativ i cili përveç anëtarëve të Bashkësisë Lokale do te përfshij edhe nga 2 anëtar nga institucionet tjera dhe aktivist të tjerë në fshat si dhe diasporë si:
– Shkolla.
– Këshilli i xhamisë.
– Nga diaspora nga 2 anëtarë nga secila shoqatë si Danimarka, Gjermania, Zvicra, Norvegjia etj.
– Aktivist të tjerë.Në mbledhjen e parë të këshillit janë vendosur edhe kornizat apo struktura e aktiviteteve të cilat do të jene pjesë e këtij organizimi.
Aktivitete të cilat do të realizohen parimisht janë:
– Aktivitete sportive (turnir në futboll (meshkuj) volejboll (femra) ,Vrapim (Kros), etj);
– Aktivitete kulturore ( këngë dhe valle);
– Interpretime letrare dhe ekspozita;
– Gara në Shah;
– E tjera.
Ndërsa me datën 24.07.2022 është paraparë organizimi i Manifestimit kryesor i cili do të mbahet tek stadioni i fshatit (Bare) ku do ketë edhe Darkë Solemne.
Është bërë edhe zgjedhja e komisioneve përkatëse për secilin aktivitet si në vijim:
– Komisioni i financave –Seat Ismaili, Samet Fetishi, Shkëlqim Aliji
– Komisioni i aktiviteteve sportive- Bujar Fejzuli, Ylber Rakipi
– Komisioni i kulturës-Muhamet Fetishi, Nevzat Qamili, Avdullah Xhaferi, Hava Qamili
– Komisioni i rendit-Naim Selmani dhe Reshat Selmani.
Aktivitetet do të organizohen në intervalin kohor mbrenda 3 ditëve, si datë më e përshtatshme është përcaktuar 22 deri 24 Korrik.
Gjithashtu është vendosur edhe sllogani i festes si “FESTA E FSHATIT-NERASHT 2022”.
Në fund vlen të theksohet se jemi konsultuar me shumë aktivist si mbrenda dhe në diasporë në lidhje me këtë organizim me të vetmin qëllim që të përfshijmë sa më shumë njerëz dhe ide.
Ne Ju bëjmë thirrje gjithë atyre që mendojnë se mund të kontribuojnë në çfardo mënyre që ky Organizmim të jetë sa më madhështorë të na kontajktojn dhe të bëhen pjesë e organizmit.
Për çdo hap dhe vendim në lidhje me manifestimin do të njoftoheni në kohë.
Me respekt
U shprehën nga Këshilli për organizmin e manifestimit “FESTA E FSHATIT-NERASHT 2022”