Shëndeti Oral tek Fëmijët

Shëndeti Oral tek Fëmijët

Dhëmbët e fëmijës tuaj janë shumë të rëndësishme. Inkurajimi i higjenës orale nga mosha e herëshme ju ndihmonë fëmijëve tuaj të kenë shëndet të mirë dentar për tër jetën. Është shumë e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët e tyre dhe pastaj t’i informoni për rëndësin e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për vetën. Sipas Dentistëve të Klinikës Gjermane vetëm për shkak se dhëmbët e fëmijës janë të qumështit dhe nuk janë të përhershem nuk do të thotë se nuk janë të rëndësishme. Përkundrazi ju duhet të krijoni zakone të shëndetshme për të shmangur prishjen e dhëmbëve të fëmijëve duke ndjekur këto udhëzime. Nga lindja deri në 6 muaj: -Dhëmbët e parë të foshnjës janë duke u formuar nën mishrat dhe janë pothuajse gati të dalin në gojë. -Pastroni mishrat e foshnjës me një pecet të lagur çdo ditë. -Fshini gojën më një pecetë të lagur pasi që e ushqeni me gji. -Asnjëherë mos ia ëmbëlsoni biberonin me sheqer apo mjaltë. Nga 7 deri deri në 12 muaj: -Dhëmbët e parë dhe prerës zakonisht fillojn të dalin në gojë dhe janë të përhershëm. -Vazhdoni t’i pastroni mishrat me një pecet edhe nëse dhëmbët kanë filluar të dalin. -Mos e vëni fëmijën tuaj në shtrat duke i dhënë lëngje të ndryshme, sepse në këtë mënyrë shkaktoni prishjen e dhëmbëve nga sasia e sheqernave që ato përmbajnë. -Filloni të përdorni brush të vogël dhe të butë për fëmijë po sa t’i dalin dhëmbët, por mos përdorni asgjë që përmban fluor. 13-24 muaj: -Dhëmbët e parë kanë filluar të dalin dhe të shkaktojnë parehati . -Ju mund të filloni përdorimin e Pastës me Fluor por duhet të siguroheni që fëmija juaj e nxjerrë atë jashtë dhe nuk e gëlltit. -Përdorni një brushë dhëmbësh shumë të butë. -Sasia e pastës së dhëmbëve duhet të jetë më e vogël se sa për të rritur. -Shpërlani vetëm me ujë të pastër. -Dhëmbët duhet të ia pastroni të paktën dy herë në ditë. 2-7 vjeç: -Nga 5 vjeç, rrënjët e dhëmbët e parë të fëmijëve fillojnë të shpërndahet për të ju bërë vend dhëmbëve të përhershëm. -Në këtë moshë ju mund ta lejoni fëmijën tuaj të pastroj dhëmbët, por ju ende duhet të kujdeseni se po e bëjnë siç duhet. -Mos harroni të pastroni dhëmbët e fëmijës me pe kur ata i prekin. -Pastrimi me pe e bënë më të lehtë heqjen e ushqimt dhe mbeturinave në mes dhëmbëve. -Pasi fëmija juaj pastron dhëmbët para gjumit, mos i jipni asgjë tjetër për të ngrënë ose pirë, përveç ujit të thjeshtë. -Ndërroni brushën e dhëmbëve në çdo 3 muaj. -Një brush dhëmbësh rrotulluese/elektrike mund t’i inkurajojë fëmijët tuaj që t’i pastrojnë. -Është e rëndësishme që fëmija juaj të vizitojë dentistin dy herë në vit për kontroll dhe pastrim. -Ushqeni fëmijët me gjëra të shëndetshme, që kanë pak sheqer. Një dietë me më pak sheqer zvogëlon mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve. 8-12 vjeç: -Dhëmbët e përhershëm fillojnë të lëvizin në vendin e tyre ndërsa dhëmbët e qumështit fillojnë të bien. -Nëse fëmija juaj pastron dhëmbët vetëm, kontrolloni se a i ka pastruar mirë. -Kërkoni që t’i pastroj edhe me pe. -Fëmija juaj mund të fillojë pastrimin me pe prej moshës 9 vjeqare. -Mësoni praktiken e mirë orale duke e vizituar dentistin dy herë në vit për kontroll dhe pastrim profesional. -Flisni me fëmijën tuaj për pasojat e mos kujdesit të higjienës orale – dhëmbët me njolla, fryma e keqe, dhe prishjen e dhëmbëve. -Ofroni ushqim të shëndetshem: të tilla si fruta dhe perime të freskëta. -Shmangëni gjërat me shumë sheqer. 13-15 vjeç: -Dhëmbët e përhershëm bien në vend. Dhëmbët e pjekurise fillojnë të dalin në gojë. -Vendosni shembull të mirë duke praktikuar higjienë orale dhe duke vizituar dentistin tuaj dy herë në vit. -Bisedoni me adoleshentët tuaj për pasojat e higjienës orale – njolla dhëmbëve, fryma e keqe dhe sëmundje e mishit të dhëmbëve. -Bleni furnizime që të mirëmbani shëndetin oral dhe fëmija juaj t’i ketë në dizpozicion për t’i përdorur. -Informoni adoleshentët me informata rreth pasojave të pirjes së duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *