Sonte koncerti”Sonoris” në Tetovë, nga Ansambli për muzikë bashkëkohore

Sonte koncerti”Sonoris” në Tetovë, nga Ansambli për muzikë bashkëkohore

Ansambli për muzikë bashkëkohore SONORIS është formuar në vitin 2007, në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut, nga kompozitori Vullnet Tairi. Qëllimi i krijimit të ansamblit Sonoris është afirmimi dhe prezantimi i muzikës klasike bashkëkohore në R. Maqedonisë së Veriut, si dhe në vende të tjera europiane.
Ansambli përbëhet nga muzicientë të një game më të gjerë, dhe atë: kompozitorë, dirigjentë, instrumentistë, solo këngëtarë, të cilët janë të trajnuar në fushën e muzikës klasike bashkëkohore dhe në varësi të repertorit veprojnë në formacione të ndryshme instrumentale-vokale.
Aspirata e këtij ansambli është të arrijë nivelin më të lartë të performancës së kësaj kategorie muzikore.
Ansambli Sonoris shpesh performon në turne koncertesh brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare si DMM, Vera e Shkupit, Skena e muzikës serioze shqiptare, Remuzika, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *