Konfirmohet edhe një tjetër këngëtar i njohur që do të performojë në “Sunny Hill”

Konfirmohet edhe një tjetër këngëtar i njohur që do të performojë në “Sunny Hill”

Pas vendimit për ta rikthyer sërish Festivalin Sunny Hill në Kosovë, tashmë kanë filluar të publikohen dhe emrat e tjerë që do të përformojnë në këtë festival.

Përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe dy emra shumë të mëdhenj botëror, do të ketë edhe këngëtarë shqiptarë.

Më i fundit që është konfirmuar, është reperi Ledri Vula, i cili do të performojë përgjatë katër netëve të festivalit. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Facebook.

Kujtojmë që Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë dhe në 26, 27,28 gusht në Tiranë./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *