Bilall Kasami promovon transportin publik, bën thirrje të mos bllokohen nënstacionet

Bilall Kasami promovon transportin publik, bën thirrje të mos bllokohen nënstacionet

Sot, bashkërisht me inspektoriatin komunal, drejtorin e NP “Tetova Transport” si dhe drejtorin e policisë së komunikacionit pranë Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës zhvilluam inspektimin e Transportit Publik, problematikat me të cilat shoferët e autobusëve përballen në vazhdimësi ku nga afër pamë bllokimin që qytetarë të pandërgjegjshëm e bëjnë me parkimin e tyre në nënstacionet lokale e që pamundësojnë lëvizjen e lirë të autobusëve si dhe marrjen e udhëtarëve nga ato nënstacione. Andaj i’u bëjmë thirrje çdo qytetari që të mos bllokojë nënstacionet, të mos pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe autobusëve lokal sepse e njëjta është në dobi të të gjithëve.Gjithashtu, në një kordinim me SPB- Tetovë, u dakorduam që të gjitha transportet jashtë qytetit të Tetovës nga 1 KORRIKU t’iu ndalohet lëvizja brenda qytetit të Tetovës, njëkohësisht për të shfrytëzuar transportin publik të Tetovës.Shfrytëzoni transportin publik. Me komoditet e siguri. Për TETOVËN tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *