Bazuar në nenin 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ Gazeta zyrtare e RM” nr. 05/02), nenin 62-g të statutit të komunës së Tetovës (“Fletorja zirtare e komunës së Tetovës” nr.14/06) dhe neni 17 të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikave rinore ( Gazeta zyrtare e RM” nr. 10/2020) Komuna e Tetovës shpall:
Komuna fton të gjithë organizatat rinore, politikanët e rinj, nxënësit dhe organizatat studentore që të parashtrojnë fletëparaqitje për formimin e Këshillit Nismëtar për thirrjen e Këshillit rinor në Komunën e Tetovës.
Për konsituimin e këshillit lokal për të rinj po thirret këshilli nismëtar i përbërë nga anëtarët të cilët i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në këshillin rinor.
Numri i anëtarëve në këshillin nismëtar është pesë dhe vetëm ata kanë rolin që ta formojnë Këshillin lokal për të rinjtë.
Kohë-zgjatja e Këshillit Nismëtar është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e këshillit të parë Lokal rinor.
Aplikantët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
Portofolin e organizatës/grupit/shoqatës
Programi vjetor për punë
Raport për aktivitetet me të rinjtë në vitet e kaluara
Letër me nominim për anëtar në Këshillin Nismëtar dhe kontakt informacionet
Letër e shkurtër motivuese dhe biografi e shkurtër
Dokumentet dorëzohen në arkivin e Komunës së Tetovës, nga e hëna deri të premten, prej ora 10:00 deri ora 15:30, me shënim “Për shpalljen publike për thirrjen e Këshillit Nismëtar për këshillin rinor të Komunës së Tetovës”.
Thirrja është e hapur deri me 5 korrik.
Informacione të tjera mund të gjeni KËTU apo duke kontaktuar në info@tetova.gov.mk
Nga Portalb