Portreti letrar i poetes Sadije Aliti para publikut gostivaras

Portreti letrar i poetes Sadije Aliti para publikut gostivaras

“Poezia e poetes Sadije Aliti na ngjason me muzikën dhe pikturën e shpirtit të saj, aty ku poetesha e mbulon apoe zbulon misterin e komunikimit me ndjenjën, vetëdijen intelektuale duke e njderë kënaqësinë e leximit të poezisë si një akt takimi, poezi e dashuri, dhe e shikon sesi përjetohet pashmangshmëria e ndjenjës kur vetë poezia e sfidon”-theksoi mes tjerash Behare Neziri.

Shaban Sinani

Në freskinë e Vardarit në Gostivar u shpalos krijimtaria letrare e poetes tetovareSadije Aliti para publikut në kuadër të manifestimit Festa e librit, si pjese e panairit të librit. Poezi nga opusi letrar i poetes lexoi aktorja KlodiKadillari. Për krijimtarinë letrare recensione prezentuan Behare Neziri, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oenenum nga Tetova dhe profesori universitar EjupAjdini.
“Poezia e poetes Sadije Aliti na ngjason me muzikën dhe pikturën e shpirtit të saj, aty ku poetesha e mbulon apoe zbulon misterin e komunikimit me ndjenjën, vetëdijen intelektuale duke e njderë kënaqësinë e leximit të poezisë si një akt takimi, poezi e dashuri, dhe e shikon sesi përjetohet pashmangshmëria e ndjenjës kur vetë poezia e sfidon”-theksoi mes tjerash Behare Neziri.
Sipas saj, leximi i poezisë është një akt i zbulimit dhe gjurmimit të domethënies së ndjenjave, si një akt i ndjenjës shpirtërore, në këtë rast krahas si poete, Sadije Aliti, ka arritur ta identifikojë veten edhe si edukatore, mësimdhënëse, humaniste, publiciste, gazetare e aktiviste e sektorit qytetar.
Ejup Ajdini bëri të ditur se para, vargut tëpoetes, ndizet një qerpik ngadhënjimi. Ajo fton të bukurën qetësisht pa tamtame dhe në rrezet e vargut të saj ndjehet përjetimi poetik dhe estetik i muzgut kur perëndon dielli dhe pret nga pastërtia shpirtit të ndizet në pishtar. Gjatë këtij muzgu, shpirti i poetes e pret dhe e përjeton disi, si me trishtim, pasi të lehurat nëpër errësirë nuk ndalen asnjëherë.
“Poetja vjen në letrat shqipe si dëshmuese e vlerave të veçanta letrare. Asaj nuk mundet t’ia zënë pamjen e muzgut as hijet e korbave, pasi është një qenie e veçantë krijese e njerëzore. Ajo me plot mall e dhembje i këndon ritës se saj jetësore. Jo se poetesha e pati rrugën e shtruar me lule e pa thera, por ajo vetes i vuri shallin e ylbertë dhe me këngën e saj thellësisht shpirtërore e thuri këngën e dashurisë, përmes së cilës i shëroi ethet e forta të jetës”-theksoi Ejup Ajdini nëprezentimin e vlerësimit.
Autorja faleminderoi me dashamirësi për ftesën dhe ceremoninë promovuese të portretit letrar në mbrëmjen e dytë të Panairit dhe Festës së Librit, Shpend Bajramin nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe ShkelzenHalilajn nga Qendra “Mosaik”. Ajo theksoi se komunikimi me lexuesin është i rëndësishëm pasi dëgjuesi apo lexuesi i vargut e ndjen një copëz jete në atë që e frymon krijuesi.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari bashkë me organizatorët ndanë mirënjohje faleminderimi për pjesëmarje. Me tingujt e bukur të muzikës shqipe u paraqitën këngëtarët Betime Zulali-Jakupi dhe Ardit Stafaj.
Amfiteatri i hapur me një mbrëmje të bukur letrare e muzikore njëambient që të jep mundësinë e komunikimit me publikun dhe artëdashësit.

Tetova Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *