Presidentja Vjosa Osmani vlerësohet lartë në çdo paraqitje të saj

Presidentja Vjosa Osmani vlerësohet lartë në çdo paraqitje të saj

Presidentja e Kosovës, z.nj Vjosa Osmani në çdo paraqitje të saj vlerësohet nga audienca dhe analistët për mënyrën e formulimit, elokuencës në të folurit dhe deklaratave të mirëmenduar, rasti i fundit ndodhi sot në Saminit e Bashkimit Europjan ku gazetari gjermani në një postim për të shkroi…..

Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik.

“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *