Aksidentohet për vdekje i mituri në Fier

Aksidentohet për vdekje i mituri në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Fier.

Një 15 vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi E. B., 29 vjeç i cili është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hamil-Dërmënas rreth orës 22:00, ndërsa shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *