”Festa e librit” në Gostivar, një festë e vërtetë, flet organizatori Shpend Bajrami

”Festa e librit” në Gostivar, një festë e vërtetë, flet organizatori Shpend Bajrami

Shpend Bajrami, është magjistër i pedagogjisë – didaktikës, i lindur më 11 Qershir 1976, në f. Sërmnovë të Gostivarit, ku ka kryer shkollën fillore ndërsa të mesmen në gjimnazin e Gostivarit, për të vazhduar më pas studimet në Fakultetin Filozofik dega pedagogji, ndërsa studimet master i kam mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Jeton dhe vepron në Gostivar, aktualisht punon si pedagod në shkollën e mesme të mjeksisë në Gostivar!

Ideja për organizimin e një eventi si “Festa e Librit” thotë ai, ka lindur pak më heret dhe e kemi nisur nga 2010 në gjimnaz me kolegun e punës Mel Uka profesor i gjuhës dhe e kemi titulluar si “Ditët e Kulturës Shqiptare” me një kohështrirje nga 14 – 28 Nëntor, ku pati shumë sukses dhe bujë në qytet dhe sikur u betuam që këtë festë në një të ardhme do ta kalojmë në qytet, shkurt pata thënë, Ukë miku im kjo darsëm do të bëhet në qytet pas një kohe. Rrethanat politike siç janë të njohura për ne të gjithë e bënë të veten, më larguan nga puna dhe sikur u harrua ideja e “darsmës” – festës. Më vonë 2012 u njoha me z. Shkelzen Halilajn, një person në rradhë të parë i vullnetit të mirë, një mik, një vëlla me prejardhje nga Gjakova i cili u emërua si drejtor i qendrës Mosaic, qendër edukative kjo me të cilën unë kisha bashkëpunuar edhe me drejtorin paraprak z. Arvid Gogajn nga Shkodra. Shkëlzeni gjithnjë ishte bashkë me mua, punonim bashkë për ngritjen qenrës Mosaic meqë ai nuk njihte njeri tjetër në qytet dhe pas një kohe me thot citoj: ” si nuk bëmë ndonjë punë të mirë në këtë qytet…” dhe sikur ma zgjoji atë dëshirën e riorganizimit të ditëve të kulturës shqiptare që e mbanim në gjimnaz dikur. Ishte e vështirë të nisemi, mungojnë financat, mungon stafi, mungon gjithcka për të bërë vërtetë diçka të mirë. Mos ta zgjas më shumë me historikun, Shkelzeni nuk tërhiqej vazhdimisht ma përmendte që organizojme nje feste, dhe hidhte idenë e panairit. Erdhi nië moment dhe i them do ta bëjmë, do ta bëjmë dhe ngrejmë në feste jo thjeshte nje panait me stande shitjeje, do ta bëjmë panair dhe me mbrëmje promovuese, me idenë që të takohemi për së afërmi me autorët e letrave, me shkrimtarë, me historian, me poet… të jemë i sinqertë me Shkelzenin kemi këmbyer ide edhe për themelimin e një klubi futbollistik në 2015 dhe ia arritëm e themeluam e vumë në lëvizje por financat dhe ika e të rinjëve e bën të veten.

BonZo: Organizoni festën e librit në bashkëpunim me Shkëlzen Halilaj, Drejtorin e qendrës Mozaik dhe Komunën e Gostivarit, sa kishte gatishmëri për një panair shumë ditor nga organizatorët?

Ti rikthehem temës, vjet në 2021 hartuam projektin dhe e nisëm e realizuam në 14, 15, 16, Korrik. Doli i suksesshëm dhe na motivoi që ta organizojmë përsëri me qëllimin që ta bëjmë tradicional. Kontaktuam direkt kryetarin e Komunës z. Arben Taravarin i cili na dha mbështetje morale dhe vuri në funsion të gjitha mundësitë teknike të institucioneve që të jenë në shërbimin tonë. Sivjet na ka mbështetur edhe financiarisht projektin. Gatishmëria për një festë 5 ditore nuk mungonte, hamendja ishte vetëm nëse do të kenë durimin dhe të na përcjellin qytetarët. Por, vërtet pritshmëritë tona u tejkaluan, çdo natë e mbrëmjeve promovuese bëhet gjithnjë e më e bukur, më e bujshme dhe me më shumë spektator dhe vizitor të panairit. Thjeshtë thënë një festë e vërtetë.

BonZo: Na thoni pak për organizimin e festës së Librit në Gostivar, për të cilën herë organizohet dhe sa ka interes publiku?

Na thoni pak për organizimin e festës së Librit në Gostivar, për të cilën herë organizohet dhe sa ka interes publiku? Manifestimi “Festa e Librit” organizohet për të dytën herë përjashtuar edhe tre vitet para pandemisë që ishte organizuar nga Komuna e Gostivarit vetëm si panair i zakonshëm. Pra nga Korriku i 2021 në organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut si bartëse e projektit në bashkëpunim me Qendrës Mosaic dhe Komunën e Gostivarit Festa e Librit orgabizohet për së dyti herë në Gostivar. Sivjet jemi më të përgatitur, më të organizuar dhe sikur më të rritur në këtë projekt. Lajmi dhe interesimi për të ndjekur festën po shtrihet gjithandej! Po shndrrohet në një festë mbarëkombëtare, marrin pjesë vizitor, shtëpi botuese dhe autor që pronovojnë veprat nga të gjitha trojet. Gjithnjë e më atraktive bëhet festa.

BonZo: Nga data 21 Qershor deri 25, plot pesë ditë të plota me aktivitete dhe promovimin e autorëve dhe librave, cilat kanë qenë disa nga emrat dhe kush do jetë në ditën finale?

Po, 5 ditë festë, aktivitet, takime, shkëmbim ideshë, shkëmbim bisede, njohje me njëri tjetrin, kalim kohe bashkë, vërtetë kënaqësi. Nga 21 – 25 Qershor Gostivarin e “pushtuan” poetët, shkrimtarët, shjencëtarët, studjuesit, artistës, veprimtarët, botiesit… nga të gjitha trojet. Në mbrëmjen e parë promovuan prof. Migena Arllati, E kuqja e Qelqtë, poete nga Gjakova dhe perfornoi në skenë me “drithërima poetike” aktorja Klodi Kadillari. Në mbrëmjen e dytë promovoi, prof. Gani Mehmetaj, Rugovën si e kam njohur, shkrimtar nga Prishtina dhe poetja e mirënjohur nga Tetova Sadije Aliti. Në mbrëmjen e tretë promovoi studjuesja Eva Brinja, Tezat, nga Tirana dhe poeti gostivaras Daim Miftari, Akuj. Ndërsa në mbrëmjen e katërt dhe përmbyllëse do të promovojnë poetët e rinjë që dhe e kemi emëruar si mbrëmja e poezisë së re, Adelina Xhaferi, Breza Grash, Enis Miftari, poezi dhe Saranda Mehmedi, poesis

BonZo: Një mesazh për të rinjtë dhe publikun e gjerë?

Njeriu në jetë ushqen trupin dhe shpirtin! Festa e Librit është ushqim shpirtëror, nëse nuk e ushqejmë shpirtin trupi nuk do të jetë i shëndoshë! Libri është ushqim për truri… truri i shëndosh – trup i shëndetshëm. I ftojmë të gjithë, pa dallin moshe të vizitojnë panairin dhe mbrëmjet promovuese, pjesëmarja në netët festive është falas. Më lejoni t’i falenderoj të gjithë vullnetarët, spozorët, mbështetësisit moral, artistët dhe bashkëpunëtorët tanë dhe të gjithë ata që na vizituan. Falenderoj mediat elektronike dhe të shkruara që i dhan kaq publicitet dhe të gjithë dashamirët e librit që shpërndanë lajmin e mirë. Ju faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *