Sektori publik sot zhvendos protestën para Ministrisë së Financave! Kërkohet rritje e rrogave për 2.806 denarë

Sektori publik sot zhvendos protestën para Ministrisë së Financave! Kërkohet rritje e rrogave për 2.806 denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e realizoi grevën e paralajmëruar gjenerale në sektorin publik duke kërkuar rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe kthimin e së drejtës për regres për pushim vjetor. Sot, siç paralajmëruan nga LSM, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave.

Dje LSM organizoi protestë para ndërtesës së Qeverisë, në kuadër të aktiviteteve të grevës së përgjithshme.

“Punëtori erdhi pas asaj që i është premtuar dhe pas asaj që i takon”, porositi dje kryetari e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, nga tubimi i anëtarësisë së LSM-së.

Ai i bëri thirrje Qeverisë të zgjidhet problemi nëpërmjet amendamentit me rebalancin e Buxhetit ose me marrëveshjen e përgjithshme kolektive duke theksuar se për dallim nga 1 Maji kur u është premtua rritje e pagës, sot ata askush nuk i ka pritur.

“Protestojmë para Qeverisë që të kërkojmë mbështetje nga 21 ministra për propozimin e LSM-së për rritjen lineare të pagave për 2.806 denarë, por për fat të keq askush nuk na priti si më 1 maj. Atëherë thanë se për të gjithë do të ketë rritje lineare të pagave me ribalancin e Buxhetit, por sot nuk janë. Prandaj apeloj publikisht dhe them se punëtori erdhi pas premtimit, punëtori erdhi për atë që i takon pasi ne nuk kemi mënyrë tjetër se si mbijetojmë këtë krizë ekonomike. Nuk kemi mënyrë tjetër se si t’i rezistojmë inflacionin. Për këtë arsye i bëj thirrje të gjithë Qeverisë duke filluar nga kryeministri ta zgjidhim këtë problem sa më shpejtë të jetë e mundur, duan nëpërmjet amendamenteve në Kuvend, apo me marrëveshje kolektive të përgjithshme në sektorin publik”, deklaroi Dimovski.

Sindikalistët pardje gjatë grevës i vendosën 120 ulëse të zbrazëta para Kuvendit duke i rikujtuar kështu deputetët që ta pranojnë amendamentin me të cilin kërkohen që në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave.

Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 10 deri në orën 11, kështu që të punësuarit në sektorin publik në atë periudhë do ta ndërpresin procesin e punës dhe do të dalin jashtë, ndërsa vetëm 10 për qind prej tyre do të punojnë aty ku është e nevojshme për raste urgjente.

Nga Sindikata janë të kënaqur nga rrjedha e grevës e cila paralajmëruan se do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave.

Nga Qeveria, nga ana tjetër, i qëndrojnë qëndrimit se duhet të rriten pagat por thonë se duhet të gjendet zgjidhje e qëndrueshme dhe jo problemet të zgjidhen me zgjidhje ad hok.

Greva në sektorin publik erdhi pasi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e pa se në ribalancin e buxhetit nuk janë parashikuar mjete për kërkesën e tyre, ndonëse, siç thonë ata, u ishte premtuar gjatë negociatave me përfaqësues të qeverisë. Një ditë para fillimit të grevës, në objektin e LSM-së është mbajtur takimi me ekipin ekonomik të Qeverisë, por nuk ka dhënë fryte.

Ndërkohë në Komisionin për Financa dhe Buxhet vazhdon debati parlamentar për ribalancin e Buxhetit. Në këtë seancë nuk u pranua amendamenti me të cilin kërkoheshin para për propozimin e LSM-së për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *