“Vrava nënën tënde”, 55-vjeçari i merr jetën gruas dhe lajmëron djalin

“Vrava nënën tënde”, 55-vjeçari i merr jetën gruas dhe lajmëron djalin

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë. Sipas mediave greke, një 55-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. Çifti u përfshi në një debat që më pas agravoi në përdorimin e thikës nga ana e 55-vjeçarit.

Pasi goditi gruan, vetë autori lajmëroi djalin duke i thënë “vrava nënën tënde”. Djali, i cili ndodhej jashtë në një lokal, u kthye mënjeherë në shtëpi ku gjeti nënën e tij të shtrirë përtokë të mbuluar nga gjaku.

Ndërsa i ati ishte larguar nga banesa me makinë. Ai u arrestua më vonë pasi teksa po tentonte arratisjen, u përfshi në një aksident me automjet.

55-vjeçari u dërgua në spital dhe po ruhet nga policia. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *