Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene.

Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.

Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, ??djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të trurit.

“Nuk është sekret që shëndeti fizik dhe mendor-konjitiv janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, prandaj gjetjet e ketij studimi nuk janë çudi”, tha Rafael Perez-Escamilla, profesor i shëndetit publik në Universitetin Yale.

Shtim i rrezikut për kancer

Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara rrisin edhe rrezikun e kancerit. Sipas studiuesve konsumi i shpeshtë i ushqimeve të tilla e rrit me një të katërten rrezikun për t’u sëmurur me kancer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *