INTERVISTË: Aida Sinani, një talente e re në pikturë dhe animacione

INTERVISTË: Aida Sinani, një talente e re në pikturë dhe animacione

Aida Sinani është një vajzë e re, shumë ambicioze dhe e talentuar, e lindur në fshatin Çellopek ne 1998 dhe banon në Tetovë, Aida Sinani është në studime për art figurativ në degën dizajn grafik. Që në shkollë të mesme ka pasur dashuri të madhe për artin si muzika edhe pikturimi ndërsa disa vite më vonë ajo filloi të meret edhe me animacion kur u bë pjesë e akademisë për animacion në Kosovë.

BonZo: 2. 2. Ju jeni piktore, është ky një talent që e keni pasur nga lindja ose edhe mund të zhvillohet?

Pikturimi normal si gjithë zanatet dhe artet tjera kërkon kohë të gjatë studimi dhe sa me shumë të meresh me këtë art aq më shumë kupton botën e ngjyrave dhe formave, si te gjithe artet edhe pikturimi kërkon përkushtim dhe vemendje te madhe për zhvillim sa më të suksesshem. Sepse në qoftë se e ke talentin pa punën e dedikuar talenti mbetet aty ku ka qenë.

BonZo: Sa ka perspektivë në vendin tonë të merresh me art?

Une pikturat i kam më shumë për vete veten pikturoj gjëra te cilat mua me duken te shenjta si natyra dhe portretet, a nuk është një gjë e mirë të meresh me një zanat në një vend ku ai zanat është i lëne mbas dore. Ndoshta nëse më shumë njerëz meren me art perspektiva do të ndryshoje për të mirën e atij arti.

BonZo: Keni realizuar edhe disa ekspozita, cilat janë ato dhe cila është teknika që përdor më së shumti në pikturat e tua?

Në 2018 kam marë pjesë në ekspozitën kolektive ‘Vajza jo Nuse’ e cila eshte mbajtur ne Zurich e organizuar prej organizatës Brezi Yne. Ku ka pasur edhe poezi, muzikë dhe instalacion prej artisteve tjera të vendeve të ndryshme. Ndersa kam marë pjesë edhe ne ekspozita tjera kolektive, ne 2022 kam pasur ekspozitën time personale ne Tetovë tek Galeria e arteve, mirëpo prej 5 ditesh galeria ka qene e hapur vetëm 2 apo 3 ditë dhe njerezit që kanë dashur te e ndjekin ekspoziten nuk kanë pasur mundësi.. Gjithesesi i falemnderohem njerezve që më kanë ndihmuar në realizimin e ekspozitës (familjes time) dhe profesoreshës Nora e cila më ka përkrahur dhe ka berë hapjen e ekspozitës. Unë përdori teknika të ndryshme siç është vaji, pastelli, aquarel, si dhe bej pikturim digjital apo ilustrime digjitale.

BonZo: Përveç pikturës ju merreni edhe me animacione në programe, a ka shumë kërkesë tregu për këtë lloj arti marrë parasysh se tash shumica kalojnë kohë të gjatë online?

Animacionin e kam mësuar tek akademia për animacion e cila mbahet në Prishtine,k a zgjatur 6 muaj dhe këtu kam mësuar bazat dhe principet e animacionit duke krijuar një animacion të shkurtër prej fillimit me vizatime frame për frame. Ky art është shumë i shtrenjtë meqë shkon një kohë shumë e gjatë për tu krijuar normal që ka edhe menyra me të lehta për tu krijuar por nganjeherë të krijosh gjëra që marin kohë dhe përkushtim ka më shumë peshe.

BonZo: A mund të ndani me ne pikturën tuaj të preferuar dhe ngjarjen pas saj?

Nje nga pikturat e mia te preferuara eshte piktura ne te cilen kam pikturuar lulet e bafçes, kjo pikture vaj ne pelhurë, gati se një muaj me ka shkuar për ta ëerfunduar dhe nga fundi unë duke pikturuar kullosen nje zog i zi i cili shifet ne pikture eshte ndalur si per ta pikturuar, secila lule dhe bime ka qenë në bafce, kjo është një nga pikturat e mia te preferuara.

BonZo: Një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndoshta hezitojnë të merren me art?

Ndonjëhere ka periudha apo më saktë ditë në të cilat nuk mundem te krijoj art, sepse me janë shterur energjitë apo diçka e tillë, mirëpo përderisa është një nevojë e brendshme sepse arti është një nevojë e bredshme, puna vete të thëret, dhe perderisa arti është vërtetë çka don të bësh me jeten tënde nuk duhet të ketë arsye të tjera përse të ngurojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *