Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Krimi institucional, në nivele të larta

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Krimi institucional, në nivele të larta

Shkup, 10 Gusht – Shkaqet e përplasjeve të fundit ndër-institucionale që janë të obliguara të ndjekin krimin dhe korrupsionin, janë më të thella nga ajo që shihet, ndjehet dhe perceptohet nga ana e qytetarëve. Kështu i vlerëson eksperti Bashkim Selmani, përplasjet e fundit mes Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion dhe Drejtorisë së Policisë Financiare. Aktualisht nuk funksionin shteti i së drejtë thekson Selmani për TVM 2.

“Është fakt se krimi, kriminaliteti në përgjithësi institucional dhe shtetëror, është në nivelet më të larta dhe kjo bën shpesh herë që edhe institucionet e tilla vihen në pozitë, dikush të akuzohet, dikush të mbrohet. Nuk ka krim pa gjurmë dhe gjurmët herë pas here, dalin në sipërfaqe. Në këtë rast më tepër ka përplasje të karakterit më të thellë kriminal se sa që është raportet individuale apo institucionale. Kjo nënkupton se këtu aktualisht nuk funksionon shteti i së drejtës dhe nga momenti që nuk funksionon shteti i së drejtës, do të thotë që individët dalin në sipërfaqe mbi institucionin apo keqpërdorin institucionin.”, tha eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Selmani: Në RMV nuk ka vullnet të luftohet korrupsioni

Të gjitha rrethanat flasin se ligjvënësit i mungon vullneti politik për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe të njejtat janë pjesë e funskionimit të disa institucioneve, thotë Selmani.

“Është dëshmuar se RMV nuk ka as vullnet të  mirë e as është e aftë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. E vetmja shpresë do të ishte faktori ndërkombëtar dhe me hapjen e bisedimeve dhe do të ishe mirë që ata nga jashtë,  pra BE, që ka përvojë të mirë me ato vende ku krimi dhe kriminaliteti është i nivelit të lartë, të ndihmojë qoftë me resurse, qoftë me ndërhyrje siç bëri me Bullgarinë dhe Rumaninë.”, tha për TVM 2 Selmani.

Selmani ka bindjen se në RMV ka më shumë mbulim të krimeve se sa zbardhje të e tyre dhe kjo sipas tij, po dëshmohet në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *