Si të sjellësh jetën në terezi dhe të bëhesh i zoti i vetes

Si të sjellësh jetën në terezi dhe të bëhesh i zoti i vetes

Shanset janë që ti je i/e re dhe s’ke arritur asgjë nga ato që ke në plan të arrish. Jeta jote është një rrëmujë që duket se s’po shkon kund. Asgjë s’të ecën mbarë, madje të duket se po e çon jetën dëm. Pa iu futur aspektit profesional apo akademik, që janë tema të pafundme më vete, ka një mënyrë për ta sjellë jetën në terezi.

Si fillim, do ta ndajmë në shtatë kategori: emocionale, intelektuale, shpirtërore, mendore, fizike, artistike dhe financiare. Pas kësaj, mendo ç’do të doje të arrije në secilin aspekt dhe përpiqu të tregohesh specifik. Me çfarë merret njeriu që do të doje të ishe?

Përshembull, në aspektin emocional mund t’i vësh qëllim vetes të takohesh me miqtë dy herë në javë dhe të merresh me një hobi që s’ka lidhje me punën tënde. Për aspektin intelektual, mund të kesh qëllim leximin e 70 librave në vit dhe nxënien e dy aftësive të reja. Për shëndetin mendor, mund të nisësh të meditosh dy herë në ditë për 20 minuta dhe të takosh një terapist një herë në muaj. Fizikisht, mund të ushtrohesh tre deri në katër herë në javë dhe t’i bësh qejfin vetes me një masazh në muaj. Nga ana shpirtërore, mund të vendosësh të shkosh një herë në javë (ose më shpesh) në kishë/xhami. Nëse je ateist ose agnostik, mund të dëgjosh podcaste filozofie, si “Philosophise this” dhe të lëxosh letërsi budiste. Në aspektin artistik, zgjidh mediumin tënd dhe vendos një qëllim si përshembull, shkruaj katër poezi në muaj. Dhe së fundi, tregohu i zgjuar financiarisht dhe kurse 10% të të ardhurave dhe depozito në fondin e pensionit një tjetër 10%.

Pasi të kesh shtruar këto udhëzime për veten tënde të ardhshme, kontrollo sa larg tyre je. Sa prej gjërave që do të bësh bën realisht dhe ç’mund të ndryshosh pë t’i implementuar në jetën tënde.

Fillimi është më i vështiri dhe sapo t’ia marrësh dorën rutinës së këndshme që përshkruam më lart, do të njihesh me versionin e përmirësuar të vetes tënde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *