Sipas nenit 31, 36, 39 dhe 40 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 36/10, 23/11 , 47/11, 148/11, 55/12, 29/14 , 33/15, 193/15 dhe 71/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19, 275/19 dhe 14/20) nenit 1 nga Rregullorja për Mënyrën e Zbatimit të Procedurës për Pranim të Kandidatëve për Oficerë, gjegjësisht Nënoficerë, Ushtarë Profesional dhe Personel Civil për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18), Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
KONKURS PUBLIK
- Për pranimin e 200 (dyqind) ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Armata) për punë me kohë të caktuar me kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetëve, me mundësi për vazhdimin e saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë, sipas zgjedhjes në pajtim me ligjin.
- Kandidatët për pranim si ushtarë profesional për shërbim në Armatë nga pika 1 e këtij konkursi duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
Kushtet e përgjithshme:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jenë në moshë madhore, dhe
– të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike.
Kushtet e veçanta:
-të kenë mbaruar arsimin e mesëm;
-të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç në ditën e mbarimit të shpalljes së konkursit për pranim të ushtarëve profesional.
- Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
- Rroga mujore është mbi 25.000,00 denarë, me shtesë prej 9.000,00 denarësh shpenzime për sigurim të banimit nga 01.01.2023.
- Kandidatët të cilët kanë sigurim shëndetësor dhe do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga doktori amë për aftësi të përgjithshme të mirë shëndetësore bashkë me fletëparaqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në ARMV, nuk do të duhet t’u nënshtrohen kontrolleve fillestare për aftësi të përgjithshme shëndetësore.
Kandidatët të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor dhe si rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vërtetim nga mjeku amë për aftësinë e përgjithshme shëndetësore bashkë me paraqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, do të dërgohen për kontrolle të aftësive të përgjithshme shëndetësore në Institutin për Fiziologji në Qendrën Klinike – Shkup. - Gjatë procedurës së përzgjedhjes, kontrolli i aftësive fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë do të realizohet nga komisione të veçanta të formuara nga ministrja e mbrojtjes.
Kandidatët do t’ju nënshtrohen kontrolleve për testimin e gatishmërisë fizike sipas Rregullores për Mënyrën e Ruajtjes dhe Kontrollit të Aftësive Fizike për Personelin Ushtarak Aktiv në Shërbim në Armatë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 170/16) që ndodhet në këtë link: https://www.mod.gov.mk/test/pravilnik-za-nacin-i-odrzuvanje-na-fizicka-sposobnost-za-sluzba-vo-armijata-na-aktiven-voen-personal/.
Kandidatët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të kontrolluar aftësinë e veçantë shëndetësore dhe fizike në përputhje me Rregulloren për kriteret për vlerësimin e aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike të personelit ushtarak për shërbim në Armatë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/11) në dispozicion në linkun vijues: https://www.mod.gov.mk/inc/uploads/2018/01/Pravilnik-psihofizicka-sposobnos-.pdf.
Lartësia minimale e kandidatëve për ushtarë profesional nuk duhet të jetë më e ulët se 160 cm, dhe lartësia maksimale nuk duhet të kalojë 200 cm.
Pesha trupore e kandidatëve nuk duhet të kalojë 30% të peshës ideale (pesha ideale = gjatësia – 100 për burrat, dmth. Gjatësia – 110 për gratë) dhe nuk duhet të jetë nën 20% të peshës ideale, e cila llogaritet sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren për Kriteret e Masave për të Vlerësuar Gjendjen e Veçantë Shëndetësore dhe Fizike të Personelit Ushtarak që Shërben në Armatë.
- Gjatë punësimit do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve të cilët iu përkasin bashkësive të ndryshme etnike duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetencë.
- Ministria e Mbrojtjes fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që plotësojnë kushtet për të aplikuar në konkursin publik për pranimin e ushtarëve profesional në Armatë.
- Konkursi publik për pranimin e ushtarëve profesional do të zgjatë 15 ditë, përfshirë ditën e shpalljes, në së paku dy gazeta ditore, edhe atë, një në gjuhën maqedonishte dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonishte, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
- Gjatë aplikimit në konkursin publik, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet dhe të dhënat si në vijim:
– Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në Armatë (Formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
– Pyetësor i plotësuar me shkrim dore dhe deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për vërtetësinë e të dhënave (formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
– Fotokopje të një dokumenti për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë);
– Diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar;
– Vërtetim të lëshuar nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për mosprezencën /prezencën e sëmundjeve të tashme apo të kaluara si dhe për pranimin/mospranimin e terapive kronike për personat të cilët kanë sigurim shëndetësor. Këtë të dhënë janë të detyruar ta theksojnë në aplikacionin për aplikim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë.
- Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin publik mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglaspfv@mod.gov.mkme dorëzimin obligativ të dokumenteve dhe të dhënave të theksuara në pikën 10 nga ky konkurs në format të skanuar. Aplikacioni dhe Pyetësori mund të merren në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes https://www.mod.gov.mk/ushtare-profesionist/
Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin publik mund të aplikojnë edhe në Njësitë e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes në ose afër vendbanimit të tyre. - Kandidatët që kanë aplikuar në konkurset e mëparshme për pranimin e ushtarëve profesional, por nuk janë përzgjedhur dhe nuk kanë marrë dokumentet nga Njësitë e Mbrojtjes në vendbanimin e tyre, nëse janë të interesuar të ri-aplikojnë në përputhje me kushtet në pikën 2 të njoftimit, ju nevojitet të dorëzojnë vetëm aplikacionin dhe vërtetim nga mjeku amë se posedojnë aftësi të përgjithshme shëndetësore.
- Dokumentet e jokompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.
- Kandidatët për ushtarë profesional të cilët me sukses do të kalojnë të gjitha kontrollet e parashikuara në faza, sipas Rregullores për Mënyrën e Kryerjes së Procedurës për Pranim të Oficerëve, gjegjësisht Nënoficerëve, Ushtarëve Profesional dhe Personelit Civil për Shërbim në Armatë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18) edhe atë:
– Kontrollin e të dhënave të cilat kandidatët i kanë dorëzuar si të vërteta,
– Kontrollin e gatishmërisë fizike,
– Kontrollin e aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike,
vendosen në listën për përzgjedhje dhe pranim të ushtarëve profesional për shërbim në Armatë. - Kandidatët për ushtarë profesional të cilët do të pranohen për shërbim në e Armatë dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:
– diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje të noterizuar);
– certifikatë shtetësie;
– certifikatë të lindjes;
– vërtetim se nuk i është lëshuar masë sigurie -ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më të vjetër se 6 muaj);
– letërnjoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimit ku duhet shënuar komuna ku jetojnë me adresën e banimit;
– llogari transaksioni;
– nëse kandidati ka qenë i punësuar të dorëzojë listën e dorëheqjes me datë të përmbyllur në kompaninë ku ka qenë i punësuar (formulari М-2), ose
– vërtetim se nuk është i punësuar të lëshuar nga Agjencioni për Punësim. - Me kandidatët e përzgjedhur Ministria do të lidh kontratë pune për kohë të caktuar me kohëzgjatje të kontratës në afat prej tre muaj, në të cilën periudhë përfshihet trajnimi bazë ushtarak, dhe pas përfundimit me sukses të së cilës me personin lidhet kontratë pune katër vjeçare, në përputhje me pikën 1 të këtij konkursi.
Gjatë kohëzgjatjes së trajnimit bazë ushtarak, personi që do të pranohet si ushtar profesional për shërbim në Armatë ushtron të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në përputhje me këtë ligj. - Kandidatët që nuk do të përzgjedhen pas shpalljes publike dhe nuk do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes si ushtarë profesional për shërbim në Armatë, dokumentet e tyre me njoftim me letër do t’i marrin nëpërmjet Njësisë Rajonale të Mbrojtjes në rajonin ku edhe janë dorëzuar.
MINISTRIA E MBROJTJES