Banores së “It’s my home” i ndalohet të afrohet për 50 metra objektit të emisionit

Banores së “It’s my home” i ndalohet të afrohet për 50 metra objektit të emisionit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar të dyshuarës T.Ll, masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 metrave në hapësirat publike, në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Gashi njoftoi se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal me datë 18 shtator 2022, ka mbajtur seancën dëgjimore lidhur me rastin e të pandehurës T.Ll, ku edhe iu ndryshua kërkesa për caktim të paraburgimit, në kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.Ll, e ndryshuar në seancë dëgjimore me kërkesë për caktimin e masës së Ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, për shkak të veprave penale Sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, theksoi Gashi.

Në gjirafa dhe reportieri

https://video.gjirafa.com/306975702-2296950843798574-3674913527710346805-n-1-mp4-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *