Këtë vit, festivali i “Kënga Magjike” vjen si asnjëherë më parë! Edicioni i 23-të do të jetë i mbushur me risi, të cilat siç paralajmëron vetë producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea, “vijnë për herë të parë në historinë e festivaleve në Shqipëri”.
Përmes një Instastory të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Gjebrea zbulon vetëm disa nga surprizat e festivalit.
Jam shumë i lumtur, njëkohësisht dhe krenar për fillimin e edicionit të 23-të “Kënga Magjike”. Ky edicion do të jetë padyshim më i mirë në historinë e festivaleve në Shqipëri, pasi për herë të parë aplikohet teknologjia më e re televizive europiane në paraqitjen e tij. Për herë të parë artistët e huaj janë të një niveli që nuk ka ndodhur më parë në një garë në vendin tonë.
Gjithashtu, ndryshe nga herët e tjera, spektakli i “Kënga Magjike” këtë vit do të vijë 4 netë radhazi.
