Njeriu më i gjatë në botë në një shtëpi të krijuar posaçërisht për të

Njeriu më i gjatë në botë në një shtëpi të krijuar posaçërisht për të

Sulltan Kosen nga fshati Derik, afër qytetit të Mardinit në Turqinë Juglindore, është 2.51 metra i gjatë dhe mban titullin e njeriut më të gjatë në botë sot.

Këto ditë në vendlindjen e tij po mbahet konkursi i fotografisë i quajtur “National Photo Safari – Mardin”, ndaj pjesëmarrësit dhe anëtarët e jurisë së këtij konkursi vendosën të vizitojnë edhe Kosen. Përshtypja e parë është shtëpia e projektuar posaçërisht për njeriun më të gjatë në planet.

Përveç lartësisë 2,51 m, Kosen hyri në Librin e Rekordeve Guinness si personi me duart më të gjata (36,5 cm) dhe këmbët më të gjata (36,5 cm).

Kosen falënderoi fotografët për vizitën dhe nuk e fshehu kënaqësinë. Dhe pjesëmarrësit e konkursit e shfrytëzuan këtë mundësi për të regjistruar dhe përjetësuar takimin.

Njeriu më i gjatë në botë zbuloi se deri më tani ka vizituar 127 vende të botës, ndërsa ka luftuar edhe me probleme shëndetësore. Ai tha se jetën e tij e kalon nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa familja e tij jeton me bujqësi.

Turku është i lumtur, siç tha ai, që ka pasur mundësinë të udhëtojë nëpër botë dhe të përfaqësojë vendin e tij.

Burimi: MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *