Si duket një udhëtim me tren me pamjen më të bukur në botë?

Si duket një udhëtim me tren me pamjen më të bukur në botë?

Përgatiti: Tamara Grozdanovski

Lektore: Ivana Kuzmanoska

Hekurudha Bergen është hekurudha më e lartë në Evropën Veriore. Ai shtrihet nëpër rajonet magjepsëse të jugut të Norvegjisë, duke lidhur kryeqytetin Oslo me qytetin e dytë më të madh Bergen, që ndodhet në jugperëndim të vendit.

https://www.instagram.com/p/Ce3ynX5sdRe/?utm_source=ig_embed&ig_rid=96dd529c-463e-4347-aa35-3c0a0b9623ec

Ato 500 kilometra do t’ju çojnë nëpër bukuritë joreale të pyjeve, liqeneve, fjordeve dhe pllajave malore të mbuluara me borë.

Gjatë udhëtimit gati 7 orësh, nuk do të mund të hiqni sytë nga dritarja.

Hekurudha ka 180 tunele dhe 22 stacione, dhe “Lonely Planet” e shpalli atë një nga rrugët më të bukura në botë.

Për më shumë se një shekull, hekurudha e Bergenit ka qenë një lidhje midis lindjes dhe perëndimit të Norvegjisë. Edhe pse u hap zyrtarisht në vitin 1909, planet e ndërtimit datojnë që nga viti 1871. Më shumë se 2,400 punëtorë morën pjesë në ndërtim.

https://www.instagram.com/ziggycat/?utm_source=ig_embed&ig_rid=92b65520-a5e9-4dbe-9fb5-0572063db971

Një sfidë e veçantë inxhinierike ishte rruga 100 kilometra përmes maleve të larta midis Mjelfjel dhe Geil. Drejtuesit e trenave thonë se kanë zyrën me pamjen më të bukur në botë.

Burimi: b92.net
Foto: Instagram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *