BE-ja me rregulla të reja për përdorimin e Inteligjencës Artificiale

BE-ja me rregulla të reja për përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për t’iu dalë në ndihmë njerëzve të dëmtuar nga produktet që përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe pajisje digjitale si dronët.

Siç raportoi BBC-ja pasditen e së mërkurës, direktivat e KE-së për përgjegjësinë e AI-së, do ta zvogëlonin barrën e provës për njerëzit që padisin rreth incidenteve.

Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders, deklaroi se po krijon një kuadër ligjor që do të jetë i përshtatshëm për epokën digjitale.

Makinat që drejtohen vetë, si dronët apo motorët e kërkimit, mund të bien nën objektivin e direktivës.

Në rast se këto rregulla miratohen, do të futen në zbatim me Aktin e Bashkimit Evropian rreth Inteligjencës Artificiale. Ligji i parë i Aktit përfshin kufizimet se si dhe kur mund të përdoret AI.

Sistemet e inteligjencës artificiale janë trajnuar për sasi të mëdha të dhënash.

koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *