6 mënyra për të ndaluar rivalitetin mes fëmijëve?

6 mënyra për të ndaluar rivalitetin mes fëmijëve?

Nëse ju keni më shumë se një fëmijë e dini mirë se rivaliteti mes tyre mund të ju shkaktojë stress të madh. Ndoshta fillon sapo lind fëmija i dytë dhe rritet nga xhelozia dhe konkursi për vemendje e kthehet në zënka të pafund. Është e vështirë për prindërit por gjithashtu dhe për fëmijët. Sipas ekspertëve është e mundur për të ndryshuar këtë situatë. Ku janë fëmijët në zhvillimin e tyre ndikon sesi ata ndajnë vemendjen tënde. Ekspertët në Spitalin Pediatrik C.S Mott në Michigan vënë re se kur fëmijët zihen ata konkurrojnë të përcaktojnë se kush janë si individë.

Ata duan të na tregojnë se janë ndryshe nga motra apo vëllai. Ku një fëmijë mund të ndjejë se po merr shumë më tepër vemendje apo më pak disiplinë ata do të bëjnë skena.

Fatmirësisht, reagimi i prindërve në konfliktet e tyre mund të përbëjnë diferencën e madhe sesa shpesh apo fort konfrontohen ata.

Sibling Rivalry

Në librin e tyre ‘’Siblings without rivalry: how to help your children live together so you can live to” autorët Adele Faber dhe Elaine Mazlish e shprehin kështu:

“Ne mund ta intesifikojmë konkurrencën ose ta reduktojmë. Mund të zhdukim ndjesitë e këqija apo ti promovojmë ato. Mund të përshpejtojmë raste konflikti ose mund të promovojmë bashkëpunimin. Sjellja dhe fjalët tona kanë fuqi. »

Provo këto teknika sugjeruar nga ekspertët.

Trajtoji fëmijët si individë

Prano se ‘’fëmijët nuk duhen trajtuar njëlloj ata duhen trajtuar në mënyrë unike,” thotë Faber dhe Mazlish dhe rezistoji sa më shumë tendencës për të krahasuar.

Libri tyre mbështetet dhe në teoritë e Dr. Kevin Leman autori i ‘’The Birth Order Book: Why you are the way you are.” Ai thotë se duke trajtuar të gjithë fëmijët njëlloj nuk është plan i mirë pasi ata janë ndryshe dhe ndikohen ndryshe nga rradha e lindjes.

Edhe autorët Faber dhe Mazlish bien dakord:

Prindërit duhet të përqëndrohen në nevojat individuale të çdo fëmijë, por fëmijët jo gjithëmonë do ta kuptojnë këtë gjë.

Sigurojë ata kur gjërat i duken të padrejta

Sipas ekspertëve në C.S Mott ‘’do të ketë raste kur ata do të ndihen sikur nuk po marrin vemendjen aq sa duhet, disiplinë apo reagim nga ju. Priteni një gjë të tillë dhe përgatituni të shpjegoni për vendimet që merrni. Sigurojini fëmijëve që ju po bëni më të mirën për t’ju përgjigjur kërkesave unike të secilit.”

Shpjegoji fëmijëve se fëmija më i madh apo i vogël mund të ketë përgjegjësi apo privilegje të tjera falë moshës. Gjeni pak kohë vetëm për çdo fëmijë. Vetëm 10 minuta pa ndërprerje me mamin apo babin me vemendje totale përbën diferencë shumë të madhe për një fëmijë.

Inkurajo bashkëpunimin dhe jo konkurrencën

Close up of a happy mother having breakfast with her children

Prindërit mund ti ndihmojnë të kenë sukses duke siguruar që nuk po i vënë gjithëmonë në pozicion konkurrence. Krijo raste bashkëpunimi dhe planifiko evente familjare që argëtojnë të gjithë. Eksperienca të mira i ndihmojnë fëmijët të lidhen mes tyre dhe largojnë konfliktet sepse është më e vështirë ti rrish i inatosur dikujt që ke kujtime të bukura.

Lëri të kenë hapsirat e tyre

Sigurohu që çdo fëmijë ka hapsirën dhe kohën për të qëndruar vetëm. Sigurohu që dhoma apo hapsira e tyre nëse ndajnë një dhomë duhet të ketë dhe zona ku një nga vëllezërit apo motrat nuk i prekin . Ata gjithashtu duhet të kene takime për të luajtur me miqtë pa i ndjekur vëllai/motra.

Dëgjoji kur janë të qetë.

Përdore kohën kur janë vetëm për ti pyetur se çfarë pëlqejnë dhe jo te motra/vëllai. Dëgjoji me vëmëndje ankesat dhe risill në bisedë apsektet pozitive që ata shohin te njëri-tjetri. Kur fëmijët ndihen sikur prindi po i dëgjon vertet kanë më pak probabilitet të luftojnë për vemendjen tuaj, prandaj dëgjo me vemendje se çfarë po ndodh në jetën e tyre dhe në marrdhënien me motrën /vëllain.

Ushqeji

Seriozisht. Kur çdo gjë dështon dhe konfliktet po shpeshtohen konsidero kohën e ditës kur shumica e zënkave po ndodhin shpesh dhe nëse fëmijët kanë ngrënë. Fëmijë e uritur kanë më tepër probabilitet të nisnin një zënkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *