Si të flisni me fëmijët mbi racizmin?

Si të flisni me fëmijët mbi racizmin?

Nuk është sekret që prindërit e bardhë është se ndihen në siklet ti flasin fëmijëve të tyre mbi racizmin. Por nësë ngjarjet e fundit që po ndodhin në SHBA po e rikthejnë këtë debat, kjo është një bisedë që në botën e sotme të gjithë duhet ta bëjmë me fëmijët tanë.

“Shumica e prindërve duan ti rrisin fëmijët që ti trajtojnë të tjerët në mënyrë të njëjtë dhe të drejtë pamvarsisht nga ngjyra e lëkurës, ata duan fëmijë që I pranojnë diversitetin e të tjerëve dhe munden të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme me të tjerë të cilët mund të mos kenë të njëjtën ngjyrë si ata”-thotë Rebeka Bigler profesor I psikologjisë në Universitetin e Teksas, në Austin.

“Shumë prindër besojnë se mund ti arrijnë këto qëllime duke i anashkaluar këto diskutime mbi racën por studimet tregojnë se fëmijët e prindërve të cilët nuk e kanë kryer këtë bisedë zakonisht nuk kanë asnjë informacion mbi këtë gjë. Prindërit që nuk flasin mbi këtë temë kanë më tepër mundësi të kenë fëmijë të cilët janë racist”

Prindërit mundet dhe duhet të adresojnë këto çështje të racës dhe racizmit herët, edhe përpara se fëmijët mund të flasin. Studimet kanë treguar se foshnjet 3 muajshe mund të dallojnë ndryshimet në racë. Anashkalimi I debatit, në vënd që ti pajis ata me tolerancë i hap derën shumë paragjykimeve.

Është e rëndësishme që prindërit të flasin me fëmijët në një mënyrë që ata të kuptojnë.

Më poshtë ju do të gjeni disa udhëzime bazuar në grup mosha të fëmijëve për të ju ndihmuar si ta hapni këtë bisedë me fëmijët tuaj.

  • Mosha 0-2 vjeç

Bebet lindin si tabela të zeza bosh kur bëhet fjalë për perceptimin për racën por kjo ndryshon shumë shpejtë. Studimet kanë treguar se foshnjet arrijnë të dallojnë ndryshimin e ngjyrës së lëkurës.

Kur janë 3 muajshe bebet mund të kategorizojnë njerëzit bazuar në race dhe të shikojnë më shumë ato fytyra që janë të ngjashme me racën e kujdestarëve të tyre. Me zhvillimin e trurit të tyre, kuptimi I botës vjen nga ajo që shohin te prindërit dhe rreth tyre. Prandaj është me rëndësi që në këtë moshë ata të shohin diversitet. Bebet shohin reagimet e prindërve të tyre sa herë që ata ndërveprojnë me të tjerët.

Krijoni një mjedis në shtëpi i cili e ekspozon foshnjen ndaj diversitet qoftë te librat, kukullat apo përallat.

  • Mosha 3-4 vjeç

Me zhvillimin  e foshnjave në fëmijë parashkollor, prindërit duhet të modelojnë sjellje të cilat ata do I imitojnë dhe ti ekspozojnë sa më shumë ndaj diversitetit përmes librave, emisionet që shohin etj.

Rreth moshës 3-4 vjeç shumë fëmijë e thonë dallimin që shohin në lëkurë, flokë, etj. Në këtë rast prindërit duhet ti shpjegojnë në mënyrë të qetë përse është kjo, përse njerëzit kanë ngjyrë të ndryshme, flokë të ndryshëm, dhe sa e bukur është kjo gjë. Ju mund të thoni

“Ai njeri është afrikano amerikan dhe flokët e tij nuk janë të çuditshme. Flokët janë të ndryshme nga imja dhe e jotja por kjo nuk e bën as më të mirë as më të keq. Flokët e njerëzve nuk të tregojnë asgjë për ta.”

Parashkollorët janë duke mësuar të kuptojnë se njerëzit janë kompleks por dhe unikë.

Nëse fëmija tregon me gisht një fëmijë tjetër vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës ktheje këtë gjë në diçka tjetër si p.sh po dhe ai djali ka qef të ngas bicikletën si ty. Është e rëndësishme ti tregosh çfarë keni të përbashkët.

Prindërit mund ti shpjegojnë fëmijëve të vegjël atë që ata tashmë kuptojnë, se ndonjëherë njerëzit me lëkurë të ndryshem ndonjëherë trajtohen me keq se njerëzit me lëkurë të bardhë. Kjo duhet ta ndihmoj të kuptojë konceptin e racizmit, e trajtimit të padrejtë.

Një aktivitet I cili I ndihmon fëmijët që të mësojnë mbi kompleksitetin e racizmit quhet ‘’rrjeta e merimangës’’.

Jepi një pe dhe kërkoji që të bëjnë një rrjet sit ë merimangës. Më tej thuajni bravo tani përpiquni që ta hiqni. Ata do përpiqen për disa minuta dhe do të thonë është e vështirë dhe nuk duan të luajnë më.

Këtu duhet ti shpjegoni se e padrejtësia me të cilën përballen njerëzit me lëkurë të ndryshme është si kjo rrjeta e merimangës, dhe ka qënë e tillë që përpara se të lindnin prindërit e tyre, madje dhe gjyshrit e tyre. Por ti mund ti ndihmosh sa herë që tregohesh I drejtë, e nuk paragjykon, e pranon të ndryshmen te tjetri kështu në fakt I ndihmon me rrjetën e tyre të merimangës.

  • Mosha 5-11 vjeç

Studimet kanë treguar se rreth moshës 5 vjeçare fëmijët e bardhë zakonisht lidhin koncepte pozitive si inteligjenca dhe sjellja e mirë më shumë me njerëz të cilët janë të racës së tyre.

Zakonisht ata zgjedhin kukulla me ngjyrë të bardhë, miq të njëjtë me ta etj. Shumcia e këtyre fëmijëve në këtë moshë mësojnë se të flasësh për racën është tabu.

Prindërit duhet të kenë kujdes dhe të jenë të vëmëndshëm ndaj gjërave që thonë lidhur me racën sepse fëmijët i dëgjojnë prej tyre.

Për ta luftuar këtë prindërit mund të zgjedhin kukulla më diversive dhe ti ekspozojnë fëmijët ndaj librave me personazhe diversive. Është tepër e rëndësishme për të zhvilluar biseda rreth mjedisit ku ata jetojnë dhe fenomenet që shohin përditë.

“Kur je duke parë një emisjon televiziv, diskuto përse disa grupe ndonjëherë portretizohen me sterjotipe apo vishen në një mënyrë të caktuar, diskutoni me fëmijët tuaj’’-thotë Reena B. Patel psikologe.

Inkurajojini të kënë grupe shoqërore diversive, dhe jini model për ta.

  • Mosha 12 vjeçare e sipër

Paraadoleshentët dhe adoleshentët përpiqen të jenë tepër të pavarur dhe janë ekspozuar ndaj sterjotipeve bazuar në racë përmes medias dhe jetës së përditshme si në shkollë , kurse etj. Por ata kanë aftësi të bisedojnë mbi konceptin e racizmit.

Flisni hapur me ta , tregojini si të demonstrojnë tolerancë dhe gjithëpërfshirje.

 Ngjarjet që po shohim përditë në lajme rreth protestave kundër racizmit në SHBA por jo vetëm duhet të shërbejnë si temë për të disktuar me fëmijët tuaj rreth racizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *