Mbahet panairi i sipërmarrësisë sociale në UEJL, ”E ardhmja i përket ndërmarrjeve të karakterit social”

Mbahet panairi i sipërmarrësisë sociale në UEJL, ”E ardhmja i përket ndërmarrjeve të karakterit social”

Sot, në hapësirat e UEJL u hapë zyrtarisht panairi i sipërmarrësisë sociale në rajonin Planor të Pollogut, i cili është model i zbatimit të një qasjeje më aktive në mbështetje të komuniteteve lokale dhe njerëzve që përballen me vështirësi të caktuara dhe që duhet ndihmuar në marrjen e përgjegjësisë që të jenë më të orientuar në sipërmarrje dhe më të integruar në komunitet duke kaluar varësinë nga sistemet e përfitimeve sociale. Njerëzit nga kategoritë e rrezikuara, kategorive të njerëyve me vështirësi dhe si këto njerëz të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe shumë koncepte të tjera të ndërmarrësive dhe shoqatave të këtij karakteri do jenë të zbatueshe dhe do mbështeten në këtë drejtim.

Kjo nismë lokale mbështetet plotësisht nga BE-ja “Mbështetje për ndërmarrje sociale” si dhe komuna e Tetovës nëpërmjet sektorit për Zhvillim lokal. Në rajonin tonë ka iniciativa të tilla për ndërmarrjet sociale, të cilat kanë një mision social dhe ofrojnë shërbime dhe produkte cilësore në treg dhe në këtë mënyrë sigurojnë zgjidhje të qëndrueshme për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Roli i komunës sonë do të jetë ofrimi dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim me OJQ-të dhe ndërmarrjet sociale, promovimi i aktiviteteve të tyre, ndërtimi i një partneriteti publik-social-privat, eksplorimi i tregut lokal dhe shfrytëzimi i prokurimeve publike me kontrata të rezervuara, me qëllim të krijimit të mundësive për shtresat e margjinalizuara që të mund të integrohen në shoqëri dhe në tregun lokal. Ne do të krijojmë partneritete lokale ndërmjet – pikës rajonale të mbështetjes për sipërmarrjen sociale në rajonin Planor të Pollogut, kompanive, OJQ-ve – ndërmarrjeve sociale, shkollave dhe këshillave ekonomike social që do të bashkëpunojnë së bashku për të mirën e qytetarëve.- u shpreh kështu përpara të pranishmëve udhëheqësi i sektorit për Zhvillim Lokal Elmi Osmani. Për në fund, ai falënderoi BE për këtë projekt evropian dhe dhe të gjithë të përfshirët në këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm për mbështetje të sipërmarrjes sociale, në të cilën besojmë plotësisht se do të sjellë ndryshime esenciale në jetën e qytetarëve tanë.

Të pranishëm në këtë panair ishin edhe shumë organizata dhe sipërmarrje të ndyshme që punojnë në projekte të avancimit, ndërkomunikimit dhe fushën e ekologjisë, enti për punësim, kryqi i kyq, CED, Forumi i gruas, Handimak, Qendra për mbshtetje të grave që janë viktimë e dhunës, Ican, Psychalb që merret me shërmbime Psikologjike,dhe shumë organizata tjera.

Shoqata Multikultura gjithashtu ishte prezent në këtë panair, Multikultura është një organizatë udhëheqëse për të drejtat civile që promovon aktivizmin e të rinjve dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe zhvillimin e tolerancës dhe bashkëpunimit kulturor dhe ndëretnik, e themeluar në gusht të vitit 2000.
Shoqata ka më shumë se 100 anëtarë aktivë, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje. Rreth 30 vullnetarë marrin pjesë në organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin e aktiviteteve. Forumi vullnetar, si një nga organet e shoqatës, përbëhet nga vetë vullnetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *