THIRRJE PËR APLIKIM PËR GAZETARË

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GAZETARË

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” hap thirrjen për aplikim për projektin “Të pathënat e luftës”, ku pesë histori të grave që kanë kaluar luftën e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut do të hulumtohen nga gazetarë të rinj profesionist. Thirrja është e hapur për të gjithë gazetarët e rinj të interesuar të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:• Janë të moshës nën 35 vjet• Kanë eksperiencë pune në gazetarinë e shkruar • Kanë eksperiencë në trajtimin e temave sensitive si ajo e luftës Gazetarët e përzgjedhur do të angazhohen në hulumtimin dhe shkrimin e historive që do të propozojnë. Artikujt e punuar do të publikohen në www.mollekuqja.mk. Gjatë procesit të shkrimit gazetarëve do të ju ofrohet ndihmë nga profesionistë që kanë informacione mbi luftën e vitit 2001. Numri i gazetarëve të cilët do të përzgjidhen është i limituar në pesë. Për angazhimin e tyre, gazetarëve do të ju paguhet honorar prej 500 eurosh bruto. Propozimet mund të përfshinë sfera të ndryshme të jetës së grave gjatë periudhës së luftës: sfidat në profesionet e tyre gjatë luftës, sfidat në familje, kontributi i tyre në luftë, kontributi i tyre për të mirën e përgjithshme, dhe të ngjajshme.Si të aplikoni?Për të aplikuar me propozimin tuaj, plotësoni formularin në bio.Afati i aplikimit: 14 Tetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *