Shumë të famshëm po mbyllin Twitter-in, tani që e bleu Elon Musk, por pse?!

Shumë të famshëm po mbyllin Twitter-in, tani që e bleu Elon Musk, por pse?!

Elon Musk bleu Twitter-in dhe si rezultat, shumë personazhe të njohur po largohen prej platformës.

Pavarësisht pavendosmërisë së dukshme të Musk nëse ai do të blinte Twitter apo jo, në momentin që mori përsipër platformën, themeluesi i Tesla-s ka qenë shumë i shpejtë me veprimet e tij. 

Drejtori ekzekutiv i SpaceX tashmë thuhet se ka shkarkuar drejtuesit kryesorë nga kompania dhe llogaria e Kanye West në Twitter është rihapur – megjithëse Musk pretendon se nuk kishte gisht në këtë të fundit.

Sido që të jetë, shumë përdorues të famshëm janë mjaftuar me kaq dhe kanë vendosur të largohen nga platforma në shenjë proteste.

Skenaristja amerikane Shonda Rhimes, tha se “s’do qëndronte (në Twitter) për çfarëdo që ka planifikuar Elon”.

Aktori Ken Olin nga seriali “Thirtysomething” (1987) gjithashtu zbuloi se do të fshinte llogarinë e tij.

Aktori i “Bill and Ted”, Alex Winter gjithashtu duket se ka hequr dorë nga platforma. Pas postimeve në Twitter që kritikonin Musk – llogaria e tij nuk është më e aksesueshme.

Aktori i “Modern Family”, Josh Gad, tha se “nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë në platformë”.

Burimi: Unilad

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *