Konkurs nga Galeria e Arteve- Tetovë

Konkurs nga Galeria e Arteve- Tetovë

Në bazë të planprogramit vjetorë të miratuar nga Ministria e Kulturës për realizimin e projekteve për vitin 2022 I.N.Galeria e Arteve Tetovë hap konkurs për realizimin e skulpturës ELEFANTI CIRK me materiale metali, copa metalike, profile hekuri, pllaka ,fije metali etj . Skulptura duhet të jetë e lartë 200 cm. Të drejtë konkurimi kanë të gjithë artistët si individ ose grupe të përbëra nga më shumë artistë . Konkuruesit detyrohen që të dorzojnë një maketë ideore të veprës ose një video ide të veprës të punuar në 3D .I.N.Galeria e Arteve Tetovë në këtë konkurs detyrohet të sigurojë hapsirën e punës ku artisti do të realizojë skulpturën , materialet e nevojshme për realizim të skulpturës (copa metalike, profile, pllaka,fije metali etj), materialet harxhuese (disqe ,letra grythëse ,laqe,maska etj.) , transport , ushqim dhe qëndrim gjatë periudhës së realizimit të skulpturës për realizuesin. Galeria e Arteve gjithashtu për fituesin dhe realizuesin e veprës do të ndajë shpërblim prej 60.000 denarë.Komisioni i krijuar nga I.N.Galeria e Arteve Tetovë do të përzgjedh idenë më të mirë dhe e njëjta do të realizohet në dimenzionet e caktuara.Komisioni do të përbëhet nga :Kryetar i komisionit : prof.Muamer SadikuAnëtar : Afrim ZiberiAnëtar : Muhamed AdiliAfati i konkurimit është nga data 09.11.2022 deri 18.11.2022 .Për çdo informacion mund të drejtoheni tek I.N.Galeria e Arteve Tetovë.email : galeriaearteve@gmail.comose në numrin e tel: 071 330 173

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *