Fehmi Hoxha u lind më datë 20 prill në vitin 1962 në Rahovec. Në vitin 1985 e mbaroi Akademinë e Arteve në Prishtinë te profesori Shyqeri Nimani, në degën e dizajnit grafik. Në vitin 2011 përfundoi studimet Master në drejtimin Dizajn Grafik të profesor Muhamet Ahmeti-Metis.Fehmi Hoxha ka qenë pjesëmarrës në 36 ekspozita personale dhe 163 ekspozita kolektive.Në vitin 1989 është shpallur Qytetar Nderi – Çaplin (Bosnia dhe Hercegovina). Poashtu ka fituar disa çmime të rëndësishme si Flaka e Janarit në Rahovec gjatë viteve: 2010, 2012, 2015 dhe çmimi i Pavarësisë “Gyrsel Sylejmani” në Ferizaj vitin 2019.
Ekspozitë personale “Kosmosi”11.11.2022 Ora:18.00 Galeria e Arteve Tetovë / Уметничка Галерија Тетово / Art Gallery Tetovo