Këtë edicion të Kënga Magjike, producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea premtoi që do jetë më i miri i viteve të fundit.
Në këtë garë edhe Leotrim Zejnullahu nga Tetova, do të jetë pjesëmarrës, me këngën Harrom. Teksti dhe muzika e të cilës i përket Vullnet Neziri, dhe prodhimi i Rilind Alimani.
Kujtojmë që Leo Zejnullahu ishte pjesëmarrës edhe në festivalin garues X Factor, gjithashtu të TV Klan.