Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se prej sot, 15 nëntor e deri më 15 mars, do të duhet detyrimisht të posedojnë pajisje dimërore në automjetet e tyre.
Masa është në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor, thonë nga MPB-ja.